• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bllokohet aksi Gradsko - Prilep, tek motel "Drenova", kërkohet sanim urgjent i sifonit Makaria për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore

Bllokohet aksi Gradsko - Prilep, tek motel

Rosoman, 7 qershor 2023 (MIA) - Edhe sot është bllokuar aksi rajonal Gradsko - Prilep. Me protestë kërkohet sanimi urgjent i sifonit të dëmtuar Makaria në sistemin hidromelorativ "Tikvesh". Bllokada do të mbetet deri në orën 13 ndërsa lejohen vetëm rastet urgjente.

Pjesëmarrësit në protestën për MIA-n deklaruan se janë të revoltuar për shkak të problemit me kanalin e ujitjes. Ata kërkojnë sanim më të shpejtë si dhe mënyrë alternative për ujitje, derisa të bëhet sanimi. Pasi, siç potencojnë, i kanë të rrezikuara kulturat bujqësore dhe ekzistenca e tyre.

Kryetari i bashkësisë lokale Sirkovë, Vele Kocev për MIA-n informoi se kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Rosomanit, shpalljen e fatkeqësisë elementare dhe zgjidhjes alternative që të shpëtohet sezoni. Bllokadat do të zgjasin deri në gjetjen e zgjidhjes.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i informoi bujqit nga komuna e Rosomanit se së bashku me institucionet e tjera gjatë periudhës së kaluar në mënyrë aktive kanë punuar në gjetjen e zgjidhjes për mënjanimin e defektit të krijuar në sifonin Makaria.

Qeveria nga ana tjetër informoi se në seancën e djeshme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për gjendjen me sifonin Makaria, në SHM "Tikvesh" pas dëmtimit të krijuar, nga i cili më të prekur janë bujqit e Komunës së Rosomanit si edhe zgjidhja e ofruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR