• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken: Kufizimi i çmimeve do të ndihmojë në kufizimin e fitimeve të Rusisë

Blinken: Kufizimi i çmimeve do të ndihmojë në kufizimin e fitimeve të Rusisë
Minster, 4 nëntor 2022 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot deklaroi se kufizimi i çmimeve të energjensave do të ndihmojë në kufizimin e fitimeve të Rusisë nga shitja e energjensave. “Rusia do të marrë vendime siç i miraton, por mendoj se do të ketë interes të vazhdojë të shesë energjensë”, tha Blinkeni pas takimit dyditor të G7 në qytetin perëndimor gjerman Minster. Sipas tij, ky është një mekanizëm i mirë që të sigurohet në treg që të ketë energjensa, por që fitimi i Rusisë ka një kufi të rritjes. Në pyetjen nëse mund të sigurojë konsumatorët se ky mekanizëm nuk do të çojë në shtrenjtim të gazit, Blinkeni tha se do të shohë se si do të zhvillohet e gjithë kjo.

QËNDRONI TË LIDHUR