• e hënë, 08 korrik 2024

Blinken: Jemi të fokusuar në zgjatjen e pauzës në luftimet në Gazë

Blinken: Jemi të fokusuar në zgjatjen e pauzës në luftimet në Gazë

Bruksel, 29 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken deklaroi sot se do të punojnë për të zgjatur armëpushimin në Gazë gjatë vizitës së tij të ardhshme në Izrael.

Gjatë ditëve në vijim do të jemi të fokusuar të bëjmë gjithçka që mundemi për të zgjatur pauzën, ashtuqë do të vazhdojmë të nxjerrim më shumë pengje dhe të ofrojmë më shumë ndihma humanitare", tha Blinkeni pas takimit ministror të NATO-s në Bruksel.

Sa i përket luftës ruse në Ukrainë, Blinkeni shtoi se Uashingtoni dhe aleatët e tij mbeten të palëkundur në mbështetjen e tyre për Kievin.

"Përgjigja sot këtu në NATO është e qartë dhe e palëkundur. Ne duhet dhe do vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën", theksoi Blinken në takimin e aleancës ushtarake perëndimore. si/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR