• e enjte, 14 nëntor 2024

Blinken i bën thirrje izraelit që ta ndërpret luftën kundër Hamasit sepse qëllimet janë arritur

Blinken i bën thirrje izraelit që ta ndërpret luftën kundër Hamasit sepse qëllimet janë arritur

Bruksel, 13 nëntor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken i ka bërë thirrje Izraelit që t'u lejojë palestinezëve të shperngulur të kthehen në vendin prej ku kanë ikur nga konflikti në Gaza, që të vazhdojë dërgesa e ndihmës në territorin palestinez, si dhe ta ndërpret luftën kundër Hamasit tani që janë arritur qëllimet kryesore të sigurisë.

"Situata është aq e vështirë dhe aq dramatike dhe që të përmirësohet dhe në tërësi t'u përgjigjet nevojave të njerëzve, mënyra më e mirë që të bëhet kjo është që t'i jepet fund luftës", deklaroi Blinken në Bruksel.

Ai vlerësoi se Izraeli i ka arritur qëllimet e tij për shkatërrimin e krahut ushtarak të Hamasit dhe është kujdesur që mos mund të përsëritet sulm sikur ai që ajo organizatë terroriste e ka filluar më 7 tetor të vitit të kaluar.

"Izraeli i ka arritur qëllimet e veta strategjike konform standardeeve që i ka vendosur. Për këtë kjo duhet të jetë koha që t'i japim fund luftës", tha Blinken.

Ai paralajmëroi se qindra kamionë që dërgojnë ndihmë në Gaza nuk mund ta shpërndajnë për shkak të vjedhjeve dhe krimeve tjera.

"Është imperativ se kjo duhet të zgjidhet. Izraeli ka përgjegjësi që ta bëjë këtë. Ne bashkëpunojmë edhe me Egjiptin", tha sekretari amerikan i Shtetit.

Ai gjithashtu, bëri thirrje në "pauza të vërteta dhe të gjata", në luftën në pjesën më të madhe të Gazës, që të mundet ndihma të arrijë në mënyrë efektive atyre që kanë nevojë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR