Blinken dhe Bin Salman biseduan mbi përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme midis Izraelit dhe Palestinës
- Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken dhe ministri saudit i Mbrojtjes, Kalid bin Salman gjatë takimit të tyre të djeshëm në Uashington diskutuan për prioritetin e përbashkët të “arritjes së paqes së qëndrueshme mes izraelitëve dhe palestinezëve”, theksohet në kumtesën e Departamentit të shtetit.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:16, 2 nëntor, 2023

Uashington, 2 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken dhe ministri saudit i Mbrojtjes, Kalid bin Salman gjatë takimit të tyre të djeshëm në Uashington diskutuan për prioritetin e përbashkët të “arritjes së paqes së qëndrueshme mes izraelitëve dhe palestinezëve”, theksohet në kumtesën e Departamentit të shtetit.
Blinken gjatë takimit "edhe njëherë konfirmoi rëndësinë e sigurimit të nevojave humanitare në Gaza, parandalimin e përhapjes së mëtejshme të konfliktit dhe forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, përfshirë edhe në Jemen", shtoi Departamenti i shtetit.
"Blinkeni theksoi angazhimin e SHBA-së për të mbështetur mbrojtjen e partnerëve amerikanë kundër kërcënimeve nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë dhe konfirmoi vlerën e qëndrueshme të partneritetit strategjik amerikan- saudit”, shtohet në kumtesë. qa/
Foto: Skrinshot JuTjub Stejt