Bjellorusi Ihar Boki - paraolimpisti më i suksesshëm në histori
- Notuesi bjellorus, Ihar Boki (30) u bë sportisti më i suksesshëm në historinë e Lojërave paraolimpike verore, pasi që në Lojërat në Paris e fitoi medaljen e 20-t të artë në karrierë.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:55, 3 shtator, 2024
Paris, 3 shtator 2024 (MIA) - Notuesi bjellorus, Ihar Boki (30) u bë sportisti më i suksesshëm në historinë e Lojërave paraolimpike verore, pasi që në Lojërat në Paris e fitoi medaljen e 20-t të artë në karrierë.
Boki e fitoi titullin e vet të 20-t paraolimpik në 50 metra të lira në kategorinë C13, ku garojnë sportistë me shikim të dëmtuar.
"Majkëll Felpsi bjellorus", siç e quajnë shumë në Paris, garon nën flamur neutral, ndërsa në paris fitoi edhe në stilin flutur në 100 metra, 100 metra stili në shpinë dhe 400 metra stil i lirë.
Bjellorusi në koleksionin e tij ka gjithsej 20 medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronzit, duke e tejkaluar notuesin kanadez, Majkëll Edgson, i cili ka 18 medalje të arta dhe tre të argjendit.
Notuesja amerikane e rekordeve, Trisha Zorn-Hadson me 55 medalje, prej të cilave 41 të arta. ab/