• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Bitkoini rrëzon rekorde të reja me kthimin e Trampit

Bitkoini rrëzon rekorde të reja me kthimin e Trampit

Uashington, 12 në nto0r 2024 (MIA) - Bitkoini rëzon rekorde të reja me kthimin e Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë, dhe para se të mbyllen bursat mbrëmë ka arritur në 89.000 dollarë, që të kthehet dhe të mbetet në rreth 87.500 dollarë. Ndërkohë, pas rritjes dje aksionet e Tesllas e kanë ulur pak vlerën.

Fjuçersët në SHBA kanë qenë pak më të vogla pasi që bursat kryesore S&P 500, Dow industrials dhe Nasdaq Composite kanë arritur nivelin më të lartë. Gjithashtu janë rritur edhe profitet nga eurobonot. Tregjet aziatike në masë të madhe kanë vërejtur rënie. "Uollstrit xhurnal" publikoi se presidenti i sapozgjedhur Tramp pret ta nominojë Marko Rubion, skifter lidhur me Kinën, për sekretar të tij shtetëror dhe e ka zgjedhur Majk Volc për këshilltar të tij për siguri kombëtare.

Të hyrat referente të arkave janë rritur, pasi që të hyrat dhjetëvjeçare kanë ndaluar të premten në 4.307, njoftoi gazeta. Tregjet e Thesarit janë mbyllur dje për Ditën e veteranëve. Dollari amerikan ja vazhduar të përforcpohet, udke u përforcuar në mënyrë modeste lidhur me shportën e valutave. Aksionet kineze kanë rënë, me ç'rast indeksi i Hang Seng në Hong Kong është ulur për 2.8 për qind, ndërsa Nikkei japonez dhe Stoxx Europe 600 gjithashtu kanë shënuar rënie. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR