• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bislimoski për MIA-n: Nëse nuk e kemi TE-TO në rrjet, do të na ndodhë katastrofë e çmimit, e nuk na shkon as në mend ta lejojmë këtë

Bislimoski për MIA-n: Nëse nuk e kemi TE-TO në rrjet, do të na ndodhë katastrofë e çmimit, e nuk na shkon as në mend ta lejojmë këtë

Shkup, 16 shtator 2023 (MIA) – Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE) nuk do të marrë vendim për çmimin e energjisë termike në Shkup derisa të jemi të sigurt se TE-TO do të punojë dhe do të vendoset në rrjet. Nëse sivjet nuk e kemi TE-TO-në në mënyrë funksionale në rrjet, do të na ndodhë një katastrofë çmimit, ndërsa nuk na shkon as në mend që ta lejojmë këtë. Derisa të dihet se do të jemi në gjendje të shfrytëzojmë përfitimet e TE-TO-s, nuk do të kemi vendim, theksoi kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski në bisedë për MIA-n.

Energjia termike nga TE-TO, siç tha ai, është shumë e rëndësishme sepse në vitin 2022 ishte tre herë më e lirë se çmimi i ngrohjeve qendrore në Qytetin e Shkupit.

 

 

“Procesi teknologjik në impiantet e kogjenerimit mundëson prodhim të energjisë termike me çmim më të ulët dhe do ta shfrytëzojmë këtë në maksimum. Për ta bërë këtë problem serioz e kemi tubacionin termik që kalonte në urën "Bellasica" dhe që u dëmtua nga zjarri që kaploi urën. Nuk dua të hyj në atë se kush është përgjegjës - nëse është Qyteti i Shkupit apo EMV-ja, por besoj se Qyteti i Shkupit dhe EMV-ja do të ndërmarrin gjithçka për të riparuar tubacionin termik dhe që ta marrim atë energji termike nga TE-TO. Tubacioni termik do të na ndihmojë që ngrohtësia nga elektrocentrali i kogjenerimit në të vjen në pjesën tjetër të Shkupit, meqë ka stacione të tjera pompimi që mundësojnë që kjo ngrohtësi të vijë edhe deri në Komunën e Karposhit. Derisa të kemi një siguri të qartë se TE-TO do të punojë dhe se do të marrim ngrohtësin nga TE-TO, ne nuk do të marrim vendim për çmimin e energjisë termike, sepse nuk mund ta zhvendosim barrën tek konsumatorët për një punë që mund të rregullohet për dy ose më pak javë", tha Bislimoski.

Bëri të ditur se është e zakonshme që Qyteti i Shkupit të thotë se gjithçka është në rregull me urën "Bellasica" dhe t 'i japë leje EMV-së Shpërndarja të instaluar tubat e rinj në tubacionin termik nën urë.

"Kjo është punë tepër serioze për të pritur që të bëhet", porositi Bislimoski.

 Çmimi i energjisë termike nga TE-TO është tre herë më i ulët sesa çmimi i ngrohtoreve

 Çmimi i TE-TO është tre herë më i ulët se çmimi i ngrohtoreve në Shkup, që janë në kondicion të mirë, por i tillë është procesi i tyre i punës dhe koeficienti i efikasitetit është 33 deri në 34 për qind, për dallim nga TE-TO, i cili kur prodhon edhe energji termike ka koeficient të efikasitetit deri në 90 për qind", shprehet Bislimoski.

 

 

“Pikërisht ky është përfitimi i elektrocentralit të kogjenerimit dhe është turp të mos e shfrytëzojmë duke pasur një central të tillë në Shkup. Nëse nuk përdorim çmimin e ngrohjes me avull, do të duhet të rritet për 100 për qind, meqë shpenzimi për gaz është më i madh në prodhimin e energjisë termike", bëri të ditur Bislimoski.

Një luks të tillë, shtoi ai, nuk mund ta përballojmë, meqë të gjithë konsumatorët do të shkëputen nga sistemi i ngrohjes qendrore.

"Kjo nuk guxon të lejohet meqë konsumi i energjisë termike në Shkup është i rëndësishëm për të gjithë Maqedoninë. Shkupi është projektuar në pjesën e rrjetit të shpërndarjes se pjesa më e madhe e ndërtesave në Qendër, Karposh, Kisella Vodë, Aerodrom dhe një pjesë të Gazi Babës, si dhe një pjesë e vogël në Çair ngrohen me energji termike. Nëse nuk nxehen me energji termike, do të na ndizen trafo stacionet, meqë do të rritet në mënyrë enorme konsumi i energjisë elektrike. Prandaj deri në momentin kur të jemi të sigurt se tubacioni termik do të vihet në funksion, ne nuk do të marrim vendimin dhe do të mbeten çmimet ekzistuese. Edhe një moment është kredia e dhënë nga Qeveria prej 6 milionë eurosh në janar të vitit 2022. Ato mjete duhet të kthehen, por nuk mund të shkojë kjo vetëm në barrë të konsumatorëve”, saktëson Bislimoski. 

Nevojitet metodologji e re për çmimin e ngrohjes në Shkup

Me vendimin e ri për çmimin e ngrohjes në Shkup, KRRE duhet të zgjidhë disa gjëra që janë jashtëzakonisht të komplikuara dhe për këtë arsye nevojitet metodologji e re dhe koncept i ri për çmimin me të cilin do të shitet TE-TO", shprehet Bislimoski.

"Duam të shfrytëzojmë në maksimum elektrocentralin e kogjenerimit TE-TO, meqë pikërisht kjo është ideja e impiantit të kogjenerimit. Tani TE-TO është kompani që nuk ka kurrfarë lidhje pronësore me kompanitë e reja që ekonomizojnë ngrohjen në Shkup dhe për këtë arsye ne kemi nevojë për metodologji të re dhe koncept të ri me çfarë çmimi TE-TO do t 'i shitet operatorit të sistemit të shpërndarjes – EMV Shpërndarja e energjisë termike", tha Bislimoski.

 

 

Ai sqaroi se TE-TO kur jep energji termike zvogëlon prodhimin e energjisë elektrike dhe për këtë arsye metodologjia e re duhet të mundësojë që shpenzimet e energjisë termike të qytetarëve të mbahen në nivel përkatës, e në të njëjtën kohë të mundësohet TE-TO të shesë energji elektrike në tregun e energjisë elektrike.

“Gjatë vitit 2022, ndryshuan bartës e licencave, e procesi vazhdoi dhe përfundoi në vitin 2023. Me vendimin, ne duhet të bëjmë një pasqyrë të qartë se deri ku është BEG, sa para duhet të japë ose të marrë, e sa shpenzime duhet t'u pranohen kompanive që rezultuan nga EMV-ja. Përveç kësaj, duhet të përcaktojmë çmime për kompanitë – EMV Prodhim i Energjisë Termike, EMV Shpërndarje të energjisë termike dhe EMV Furnizim me energji termike për të cilat nuk kemi kurrfarë historie. Prandaj, së pari ndryshojmë rregulloren dhe periudhën e rregulluar në fushën e shpenzimeve, amortizimit dhe kthimit të kapitalit, që ishte tre vjet, e kthejmë atë për në një vit për të qenë më të saktë dhe për të parë se si ia dalin kompanitë e sapoformuara që morën licenca të reja", sqaroi Bislimoski.

Problem serioz, shtoi ai, është edhe inflacioni, i cili ka rritur çmimin e shumë materialeve siç janë metalet dhe produktet e tjera të bursës që përdoren për mirëmbajtje jo vetëm në fushën e energjisë termike, por edhe në fushën e energjisë elektrike.

"Për momentin , çmimi i gazit natyror është rreth 34 deri në 35 euro për megavat orë dhe është më i ulët se çmimi që ishte në sezonin e kaluar të ngrohjes kur lëvizte nga 80 deri në 120 euro. Megjithatë, nuk është ende në nivelin që ishte më parë", tha Bislimoski.

Zakonisht, KRRE-ja vendimin për çmimin e energjisë termike në Shkup e merr në gusht.

 Valentin Jankovski

Foto: Darko Popov dhe Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR