• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Bisedimet për qeverinë po përfundojnë, pres që nesër presidentja ta japë mandatin, deklaroi Mickoski

Bisedimet për qeverinë po përfundojnë, pres që nesër presidentja ta japë mandatin, deklaroi Mickoski

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në konferencë për media tha se bisedimet për qeverinë janë në fund dhe se pret që nesër presidentja Gordana Siljanovska Davkova ta japë mandatin për formimin e qeverisë së re.

"Bisedimet tashmë kanë përfunduar në masë të caktuar, në pjesën e formimit të dikastereve qeveritare, bisedimet kanë përfunduar edhe në pjesën e eshalonit të tretë, sot të njëjtat edhe një herë duhet të konfirmohen, kështu që pres nesër presidentja Siljanovska ta japë mandatin për shumicën e deklaruar qartë, e cila ishte deklaruar qartë gjatë zgjedhjes së Gashit për kryetar të Kuvendit, pres që sa më shpejtë ta parashtroj përbërjen e anëtarëve të qeverisë së ardhshme, mendohemi pak për disa festa fetare të cilat janë para nesh, Dita e shpirtërave dhe Bajrami, gjithashtu edhe ditëlindja e VMRO-DPMNE-së 17 qershori, kështu që kemi disa gjëra të cilat duhet t'i dakordojmë në periudhën që vijon, por gjithsesi se pres që qeveria e ardhshme të votohet para afatit përfundimtar që është definuar në bazë të ligjit dhe Kushtetutës", tha Mickoski.

Në pyetjen e gazetarëve për shpërndarjen e dikastereve, tha se nuk dëshiron të flasë për emra, por se së shpejti do të dihen sot. 

-Преговорите се веќе завршени во одредена мера, во делот на формирање на владините ресори, преговорите се завршени и во делот на третиот ешалон, денеска истите уште еднаш треба да бидат потвр

Lidhur me ligjet në pjesën e vetëqeverisjes lokale, nëse ka emigrim nga pushteti lokal në pushtet qendror, Mickoski thotë se edhe aty do të intervenohet. 

"Gjithashtu koalicioni VLEN ka paralajmëruar futjen e një zgjidhjeje ligjore me të cilën do të ndërhyjë në ligjin për vetëqeverisjen lokale, ku nuk do t'i rëndojmë më qytetarët, nëse kemi migrim nga pushteti lokal në atë ekzekutiv do të ketë sërish zgjedhje, pastaj përsëri vitin e ardhshëm me zgjedhje, edhe pse neve si VMRO-DPMNE mund të na përshtatet politikisht, duke marrë parasysh vlerësimet dhe rezultatet e zgjedhjeve, por mendoj se është përgjegjëse ndaj qytetarëve dhe ndaj publikut që të sillen me përgjegjësi, të mos shpenzohen para shtesë, dy herë brenda nëntë muajve, dhe të lejojmë nëse kemi raste të tilla të migrimit të kryetarëve të komunave, të intervenohet në ligj dhe këshillat të mund të zgjedhin ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta në muajin e dhjetë të vitit 2025", tha Mickoski. fc/

Fotografia: VMRO-DPMNE/Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR