Bisedimet për bashkëpunim me ZNAM-in dhe VLEN-in ecin në drejtim të mirë, vlerësoi Mickoski
- – Bisedimet për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme lokale edhe me ZNAM-in edhe me VLEN-in ecin në drejtim të mirë, vlerësoi sot kryeministri Hristian Mickoski. Paralajmëroi se me ZNAM-in do të kenë lista të ndara për këshilltarë, ndërsa aty ku njëri ka kandidat, tjetri nuk do të dalë me kandidat. Sipas tij, ka mundësi që VMRO-DPMNE dhe koalicioni që në rrethin e parë t’i mbështesin edhe kandidatët e VLEN-it në disa komuna, me qëllim që të fitohet BDI-ja.
- Post By Fitore Curri
- 13:31, 8 korrik, 2025
Shkup, 8 korrik 2025 (MIA) – Bisedimet për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme lokale edhe me ZNAM-in edhe me VLEN-in ecin në drejtim të mirë, vlerësoi sot kryeministri Hristian Mickoski. Paralajmëroi se me ZNAM-in do të kenë lista të ndara për këshilltarë, ndërsa aty ku njëri ka kandidat, tjetri nuk do të dalë me kandidat. Sipas tij, ka mundësi që VMRO-DPMNE dhe koalicioni që në rrethin e parë t’i mbështesin edhe kandidatët e VLEN-it në disa komuna, me qëllim që të fitohet BDI-ja.
Ai theksoi se sa i takon ZNAM-it, kanë marrëveshje parimore se ata dalin me listat e tyre të këshilltarëve, ndërsa koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, gjithashtu, do të dalë me lista të tyre të kandidatëve.
“Edhe në ato komuna ku do të vendosim të mbështesim kandidat, nëse ai do të jetë i koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, njëri ose tjetri nuk do të nxjerrin kandidat, do të mbështeten mes vete. Mendoj se në drejtim konstruktiv zhvillohen bisedimet dhe pres sukses në ato bisedime në fund të procesit të negociatave”, tha Mickoski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas lëshimit në përdorim të urës së sanuar në Fshatin Bashino, Veles.
Në lidhje me bashkëpunimin në VLEN ai tha se ka mundësi që në rrethin e parë të mbështesin kandidatë të tyre në disa komuna dhe se BDI-ja duhet të fitohet në këto zgjedhje dhe të shkojë në histori.
“Lidhur me bashkëpunimin me koalicionin VLEN, pres gjithashtu që në rrethin e parë në komuna të caktuara do t'i mbështesim kandidatët e këtij koalicioni, sepse besojmë fuqimisht se partia politike që ka lënë monumente për më shumë se 20 vjet, si ajo këtu në Veles, dhe nuk ka bërë asgjë, jo vetëm për Velesin, por për të gjithë Maqedoninë, e cila në vend që të merrej me gjëra të tilla, u përqendrua kryesisht në dhënien e licencave për marihuanë, hapjen e kazinove, blerjen e qendrave tregtare, dyqaneve të shtrenjta në qendër të qytetit, themelimin e kompanive të menjëhershme që fitojnë tenderë shtetërorë, lojën e futbollit në zyra, duke pështyrë mbi popullin, mendoj se duhet të mposhtet në këto zgjedhje, dhe më në fund të hyjë në histori në skenën politike maqedonase”, tha kryeministri maqedonas. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s