• e diel, 22 dhjetor 2024

Bisedë telefonike Zelenski - Rama për bashkëpunimin vijues në mbrojtje

Bisedë telefonike Zelenski - Rama për bashkëpunimin vijues në mbrojtje

Tiranë, 22 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski, në platformën X njoftoi se ka pasur bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me të cilin ka biseduar për shumë çështje. 

Duke e quajtur atë mik të madh të Ukrainës, Zelenski thekson se e ka falënderuar Ramën për konfirmimin e pjesëmarrjes së tij në Samitin e ardhshëm paqesor ndërkombëtar, që do të mbahet në Zvicër më 15 dhe 16 të muajit të ardhshëm.

Gjithashtu kanë biseduar edhe për bashkëpunimin në vijim mes Shqipërisë dhe Ukrainës në fushën e mbrojtjes.

"Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, mik i madh i Ukrainës, për Samitin e adhshëm paqesor dhe iu falënderova për konfirmimin se Shqipëria do të marrë pjesë. E njoftova kryeministrin Rama edhe për gjendjen e luftës, më saktë për mbrojtjen e rajonit Harkov. Biseduam edhe për bashkëpunimin tonë në sferën e mbrojtjes", ka shkruar Zelenski. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR