• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bisedë telefonike Vang-Amirabdolahian për tensionet mes Iranit dhe izraelit

Bisedë telefonike Vang-Amirabdolahian për tensionet mes Iranit dhe izraelit

Pekin, 16 prill 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë kineze Vang Ji sot ka biseduar përmes telefonit me kolgun e tij iranian Hosein Amirabdolahian për shkak të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.

Amirabdolahian e ka informuar Vang për qëndrimin e Iranit për sulmin izraelit ndaj Konsullatës së Iranit në Damask, duke theksuar se Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara nuk është përgjigjur në mënyrë adekuate ndaj këtij sulmi dhe se Teherani ka të drejtë të mbrohet si përgjigje e shkeljes së sovranitetit të vendit.

Duke vlerësuar se situata momentale në rajon është shumë e ndjeshme, Amirabdolahian theksoi se Irani është i gatshëm të tregojë qëndrueshmëri dhe nuk ka për qëllim në mënyrë plotësuese ta eskalojë situatën. mb/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR