• e premte, 05 dhjetor 2025

Birn: Irlanda gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së, në bazë të meritave

Birn: Irlanda gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së, në bazë të meritave

 Shkup, 30 korrik 2025 (MIA) – Irlanda gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së në bazë të meritave, porositi sot nga Shkupi ministri irlandez i Çështjeve Evropiane dhe Mbrojtjes, Tomas Birn në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani. 

Birn, vendi i të cilit e ndërmerr kryesimin me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, theksoi se anëtarësimi në BE e ka transformuar Irlandën në planin ekonomik dhe social dhe është sjellë prosperitet. Ai shtoi se gjatë kryesimit të Irlandës me BE-në zgjerimi do të jetë prioritet shumë i rëndësishëm. 

“Anëtarësimi në BE ka forcuar vendin e Irlandës në skenën botërore dhe do të thoja se sovraniteti ynë është forcuar ndjeshëm që kur u ulëm në atë tryezë... Do të doja gjithashtu të thoja se kultura dhe gjuha jonë janë ruajtur ndjeshëm nga anëtarësimi në BE. Ju këtu flisni shqip, maqedonisht, ne flasim kryesisht anglisht, por edhe irlandisht. Irlandishtja është gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës sonë, dhe është bërë gjithashtu një gjuhë zyrtare në BE dhe kjo ka qenë vërtet mjaft transformuese, që ka qenë një hap i madh në të gjithë botën", tha Birn.

Ai theksoi se është i vetëdijshëm se rruga jonë drejt anëtarësimit është me të vërtetë e gjatë, e mundimshme dhe ndoshta duket sikur të mos ketë fund. 

“Por duhet ta çojmë deri në fund, duhet ta çojmë deri në një rezultat pozitiv. Dhe shpresoj vërtet që të mund të punojmë me ju, në mënyrë dypalëshe , por edhe me kolegët tanë të BE-së, gjatë presidencës sonë, për të ndërmarrë hapat e duhur në atë proces, në mënyrë që njerëzit e vendit tuaj të mund të thonë se po, kjo është këtu, kjo është para nesh dhe ne si popull duam të shfrytëzojmë përfitimet e të gjithë kësaj. Jo vetëm për njerëzit e këtij vendi, por për njerëzit e të gjitha shteteve anëtare, sepse edhe ata do të përfitojnë nga anëtarësimi juaj”, porositi ministri irlandez.

Ai theksoi se i mbështesin ambiciet e vendit dhe do ta ofrojnë çdo ndihmë në atë proces me qëllim që të sigurohet të jetë i drejtë dhe i bazuar në merita. 

Birn theksoi se të dyja vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunim në nivel të lartë gjatë viteve të kaluara. 

Ministri Murtezani theksoi se takimi i sotëm është vazhdimësi e natyrshme e bisedimeve të cilat i kanë zhvilluar para gati një muaji në Dublin, të cilat, siç theksoi, ishin bisedime të udhëhequra në frymën e partneritetit, mirëkuptimit dhe përcaktimit të fuqishëm të përbashkët për të ardhme të bashkuar të Evropës. 

“Qëndrimet dhe porositë tona të përbashkëta mbeten të njëjta. Zgjerimi i BE-së është çështje sigurie, stabiliteti dhe vizioni të përbashkët. Nuk ka Evropë të qëndrueshme pa integrimin e Ballkanit Perëndimor, nuk ka Bashkim të vërtetë pa një politikë të bashkuar fqinjësie”, tha Murtezani, duke shtuar se vendi mbetet i përkushtuar në këtë rrugë me reforma, me rezultate konkrete dhe me dialog të hapur.

Ai shprehu bindje se çdo vend kandidat duhet të vlerësohet në bazë të meritave të tij, ndërsa jo të jetë peng i çështjeve dypalëshe dhe bllokadave politike. 

“Ky është një parakusht për ruajtjen e besueshmërisë së idesë evropiane. Irlanda ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë kontekst si anëtare e Unionit që nga viti 1973. Është një shembull i përdorimit me sukses të mundësive që sjell anëtarësimi përmes investimeve, hapjes së ekonomisë dhe forcimit të institucioneve. Por, për ne, fakti që Irlanda është një nga zërat e fortë dhe të qartë të arsyes dhe drejtësisë brenda BE-së kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit është më i rëndësishëm. Ne e vlerësojmë mbështetjen irlandeze si me zë të lartë ashtu edhe në heshtje në institucionet e BE-së. Kjo mbështetje nuk është deklarative, por konsistente dhe parimore. Jemi veçanërisht të kënaqur që Irlanda do të marrë përsipër presidencën e Këshillit të BE-së në vitin 2026, sepse besojmë se kjo do të jetë një mundësi shtesë për të thelluar perspektivën evropiane të rajonit, theksoi Murtezani. fc/

 Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR