• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bexheti për ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale: Pasi ta marrim propozimin, "Fronti Evropian" do të prononcohet

Bexheti për ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale: Pasi ta marrim propozimin,

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Ende nuk kemi propozim për zgjidhje ligjore, pasi ta marrim "Fonti Evropian" do të prononcohet se cilat janë qëndrimet tona, deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian në Kuvend, Blerim Bexheti, i pyetur se cili është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, me çka do të shmangeshin zgjedhjet e parakohshme lokale.

I pyetur si kryetar komune, nëse financiarisht një zgjidhje e tillë është e arsyeshme, Bexheti tha, se nuk dëshiron të paragjykojë asgjë dhe se do të komentojë pasi ta marrë Projekt-ligjin.

"Nëse e dorëzojnë, atëherë do të marrim një vendim. Për të mos paragjykuar tani, cila do të ishte. Unë nuk jam këtu si ekspert, por në cilësinë e koordinatorit të “Frontit Evropian” dhe normalisht pasi të marrim një projektligjin do të marrim një vendim edhe për këtë çështje", deklaroi Bexheti. 

Lidhur me atë se a është e pranueshme që të ketë zgjedhje në Saraj, Bexheti ka theksoi shkurt se “nuk kemi ikur asnjëherë nga zgjedhjet, kemi qenë gjithmonë të gatshëm”. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR