• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bexheti nga "Fronti evropian": Nuk e kemi parë ligjin për riorganizimin e ministrive, do të japim qëndrim kur ta shqyrtojmë

Bexheti nga

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Deputeti i Koalicionit "Fronti Evropian", Blerim Bexheti në deklaratë për mediat në Kuvend theksoi se ndryshimet ligjore lidhur me riorganizimin e ministrive ende nuk kanë arritur te ata dhe potencoi se do të japin qëndrim konkret pasi që t'i shohin dhe shqyrtojnë. 

"Përsa i përket ligjit të propozuar që kërkon shumicë prej dy të tretave, ne ende nuk e kemi parë atë ligj. Kur ta shqyrtojmë, kur të arrijë tek ne, do të japim mendime dhe pikëpamje specifike. Nuk e kemi marrë shqyrtuar, por fakt është se kemi edhe një kontekst tjetër, gjegjësisht një kontekst politik shumë më tepër se parimor ku vullneti i shumicës së votuesve shqiptarë dhe të bashkësive të tjera etnike, gjegjësisht të bashkësisë turke, boshnjake dhe rome që janë pjesë e 'Frontit Evropian' dhe normalisht si jolegjitime", tha Bexheti.

Ai theksoi se pas asaj që e kanë dëgjuar, këto ndryshime ligjore do t'i shërbejnë vetëm VMRO-DPMNE-së.

"Por, atë që e dëgjojmë, ajo i shërben vetëm VMRO-DPMNE-së në programin e tyre parazgjedhor. Dhe vazhdojnë në disa institucione të cilat dukshëm do t'i udhëheqin përfaqësuesit jolegjitimë të shqiptarëve në qeveri ku iu meren kompetencat dhe me këtë faktikisht që në fillim dëshmohet se pa legjitimitet çdonjëri mund të luajë si të dojë me dikasteret dhe me kompetencat në dikastere", tha Bexheti.

Ai njoftoi se më tutje do të veprojë si deputet, ndërsa jo si kryetar komune.

"Unë në publik kam informuar se veproj si deputet. Nuk mundem në të njëjtën kohë të jem edhe deputet edhe kryetar komune. Dhe qëndroj para jush në funksion të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut", tha Bexheti.

Paralajmëroi se koalicioni i tyre në ditët në vijim do të ketë aktivitete në drejtim të, siç tha, mbrojtjes së legjitimitetit të votuesve shqiptarë. 

"Marrëveshja kornizë është shumë domethënëse dhe shumë e rëndësishme për të gjitha bashkësitë etnike në vend dhe prandaj ne dje si hap i parë, ndërsa do të vijojnë edhe shumë hapa të tjerë do të pasojnë në mbrojtje të legjitimitetit të një shtylle kryesore të demokracisë. Natyrisht që do të ketë edhe aktivitete të tjera në këtë drejtim për të mbrojtur legjitimitetin, ku do të kishte kuptim demokracia dhe votimi, sepse ne jemi të organizuar si parti politike etnike. Ne tashmë e kemi adresuar deklaratën dhe do të vazhdojmë në të ardhmen dhe në periudhën e ardhshme që na pret me aktivitete të tjera në mbrojtje të legjitimitetit", tha Bexheti. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR