• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Në koncesionin e parë për "Ilovicën" është nënshkruar Stavreski, ndërsa në të dytin Gruevski, mendime pozitive kanë dhënë edhe Dimovski dhe Misajllovski

Bekteshi: Në koncesionin e parë për

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Dje i kemi publikuar dokumentet për “Ilovicën”. Bëhet fjalë për dy koncesione. Në koncesionin e parë është nënshkruar Zoran Stavreski, nënkryetar i Qeverisë në atë kohë.  Në koncesionin e dytë është nënshkruar Nikolla Gruevski, ish-kryetari juaj. Kërkesë për bashkimin e koncesioneve ka paraqitur në seancën e qeverisë Nikolla gruevski në vitin 2015 dhe 2016. Është bërë e ditur dje. Pse nuk dolët në konferencë për shtyp për të thënë se nuk janë të sakta këto informacione?, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në seancën e Kuvendit, duke iu drejtuar deputetit Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE, i cili shtroi disa pyetje në lidhje me  minierën “Ilovica - Shtuka".

Bekteshi ritheksoi se mendime pozitive për minierën “Ilovica” kanë dhënë edhe ministri i atëhershëm i Bujqësisë Lupço Dimovski, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve nga VMRO-DPMNE Vllado Misajllovski. Në këtë kontekst Bekteshi pyeti publikisht se pse Dimovski dhe Misajllovski nuk janë të pranishëm në seancën e sotme për pyetje të deputetëve. 

 "Më habit vetëm një fakt, dilni në foltore dhe keni frikë të përmendni emra që lidhen drejtpërdrejt me rastin “Ilovica”. Me siguri ju ndjekin përmes televizionit dhe keni frikë nga foltorja të shkoni të uleni aty, rastësisht mos keni marrë porosi dhe pastaj keni frikë sërish të dilni. Këtë ua them sepse edhe kolegu juaj fillimisht edhe ju tani, kur do të përmendni emra, do t'i përmendni të gjithë - dhe Orce Kamçevin dhe Zoran Stavreskin, kush ua ka shkruar fjalimin nga Pallati i Bardhë pasi ai e ka dhënë koncesionin, do ta përmendni edhe Nikolla Gruevskin i cili e ka nënshkruar koncesionin për shfrytëzim. Por, nëse keni frikë, kjo është puna juaj dhe të gjithë qytetarët e vënë re. E di pse nuk i permendni sepse me dukeni si tub uji dhe dikush mund t'ua ndalë valvulen dhe valvulën, ndërsa valvulën do t'ua ndaëlin ata qe lejuan deri tani të rrjedhë ujë, ndërsa në këtë rast me siguri kanë rrjedhur gjëra të tjera në pallatin e bardhë. Prandaj, ju lutem, të jemi të sinqertë, koncizë dhe të mos shfaqim frikë dhe mosbesim, fillimisht ndaj kolegëve tuaj, sepse kështu po e shkatërroni partinë tuaj", theksoi Bekteshi.

 Sipas tij, dje u publikuan të gjitha dokumentet për “Ilovicën”   – nga dita e parë deri në ditën e fundit.

Pse sot nuk erdhën Vlado Misajllovski dhe Lupço Dimovski parashtroni pyetje të tilla? Meqë ju nuk doni të thoni, do të them unë, sepse Dimovski jo një herë, as dy herë, jo tre herë, por më shumë se pesë herë ka dhënë mendim pozitiv për minierën e Ilovicës, ndërsa Misajllovski nënkryetar i juja në parti ka dhënë mendim pozitiv  kur ka qenë ministër i Transportit dhe Lidhjeve.  Për të mos përmend edhe kolegët tuaj të tjerë që kanë punuar atëherë në ato institucione dhe qëndrojnë pas "ka hartuar", "ka miratuar",... E thoni këtu  të pavërtetën. Dje janë publikuar të gjitha dokumentet - nga dita e parë deri në ditën e fundit, dhe po, qëndrojmë në atë si Qeveri nëse nuk ruhen standardet për  mbrojtjen e mjedisit të jetesës", nënvizoi Bekteshi. 

 Jarevski i parashtroi pyetje në lidhje me “Ilovicën” Dimitar Kovaçevskit, zëvendëskryeministres Sllavica Gërkovska dhe ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova.

"Pse e lejuat bashkimin e koncesioneve, pse deri atëherë nuk u ndërpre koncesioni, a ka dorëzuar Destani studim për mbrojtjen e mjedisit të jetesës në Ministri?, ishin vetëm disa nga pyetjet e deputetit të VMRO-DPMNE Jarevski. 

Foto: printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR