• e hënë, 23 dhjetor 2024

Besimi: Nuk është reale të pritet se para zgjedhjeve do të shpallet tender i ri për "Çebrenin"

Besimi: Nuk është reale të pritet se para zgjedhjeve do të shpallet tender i ri për

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Ministri i Financave, Fatmir Besimi nuk beson se para zgjedhjeve mund të shpallet tender i ri për ndërtimin e "Çebrenit", pasi që dështoi tenderi i 14-të.

"Kur do të vlerësohet sërish për hapat e ardhshëm, dhe me siguri tani këtë vit para zgjedhjeve, nuk është reale të premtojmë se do të mund të publikojmë shpallje", tha Besimi sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Thotë se ka argumente “pro” dhe “kundër” si për njërin variant, ashtu edhe për tjetrin, gjegjësisht që “Çebreni” të ndërtohet me partneritet publik-privat apo me fonde vendore.

Ky investim, sipas Besimit, duhet të realizohet, ndërsa interesi kombëtar thotë se është i mbrojtur me Kushtetutë dhe se një kontratë nuk mund të dëmtojë interesat kombëtare.

"T'i gjejmë më të mirët që mund të bëjnë projekte të mira. Ligjet tona dhe Kushtetuta jonë tregojnë qartë se cili është interesi kombëtar. Nuk ka dyshim se diçka mund të dëmtohet me një kontratë. Është e rëndësishme që të realizohet projekti dhe të shihen argumentet përmes një debati publik", theksoi Besimi.

Tenderi i fundit për ndërtimin e “Çebrenit” dështoi pasi që deri më 31 dhjetor, kur ishte afati i fundit, kompania greke PCC Arhirodon nuk e vazhdoi garancinë bankare.

Konstantin Dimitrov, i cili është pjesë e Shoqatës së Inxhinierëve, dje njoftoi se do të nisin iniciativën për miratimin e ligjit me të cilin do të fillojë ndërtimi i Çebrenit me mjete vendore.

"Të miratohet ligji për ndërtimin e Çebrenit, Galishtes, Skoçivirit, gjegjësisht të zgjidhet në mënyrë integrale programi me pellgjet e lumenjve ku Crnareka është pjesë e Luginës së Vardarit. Të bëjmë një ligj që nuk mund të ndryshohet pavarësisht se cila qeveri vjen. Të definohen paraprakisht mjetet që nuk janë të mëdha", tha Dimitrov. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR