• e hënë, 23 dhjetor 2024

Besimi në takim me përfaqësuesit e IFC-së: Potencial për pjesëmarrje të IFC-së në tranzicionin e gjelbër dhe përkrahjen e sektorit privat

Besimi në takim me përfaqësuesit e IFC-së: Potencial për pjesëmarrje të IFC-së në tranzicionin e gjelbër dhe përkrahjen e sektorit privat

 Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) -  Mundësitë për zgjerimin e aktiviteteve të Korporatës Ndërkombëtare Financiare pranë Bankës Botërore - IFC në vendin tonë, përmes pjesëmarrjes në financimin e projekteve të sektorit energjetik, në radhë të parë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe përkrahja e planit të tranzicionit të gjelbër, si dhe përkrahja e sektorit privat, ishin tema e takimit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me drejtoreshën rajonale të IFC-së për Evropën Rana Karadsheh-Hadad dhe menaxherin rajonal për Ballkanin Perëndimor Nikolas Markier, bëri të ditur Ministria e Financave.

"Ekzistojnë disa mundësi për rritjen e aktivitetit të kësaj korporate ndërkombëtare në zbatimin e planit tone lidhur me dekarbonizimin dhe tranzicionin e gjelbër në vend. IFC-ja ka shprehur interes rreth financimit të projekteve në fushën energjetike dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë, si prodhimi i energjisë solare dhe projekteve lidhur me dekarbonizimin", theksoi ministri Besimi.  

 Ai shtoi se pritet që të zhvillohet plani i investimeve me IFC-në për realizimin e projekteve në këtë sektor, përmes përkrahjes deri në 85 milionë dollarë amerikanë, nëpërmjet Programit të Fondeve të Investimeve Klimatike - CIF.

Në këtë takim, po ashtu, u theksua se ekziston potencial i madh për të hyrë në sektorin privat përmes përkrahjes së IFC-së dhe se për këtë ka interesim të madh nga kompanitë e Maqedonisë së Veriut, si dhe përkrahje për të tërhequr më shumë investime të huaja.

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR