• e shtunë, 23 nëntor 2024

Besimi: Me buxhetin për vitin 2024 nuk janë parashikuar tatime të reja

Besimi: Me buxhetin për vitin 2024 nuk janë parashikuar tatime të reja

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Në projeksionet buxhetore për vitin 2024 nuk janë parashikuar tatime të reja shtesë, as rritje të tatimeve, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi. Siç informoi në takimin me gazetarët, propozim-buxheti është në finalizim dhe duhet të dorëzohet në Kuvend deri në mes të nëntorit.

Sipas ministrit, deri për Vitin e Ri pritet të vazhdojë trendi i rritjes dhe konsolidimit fiskal, deficiti të ulet, ndërsa premisat kryesore ekonomike, pavarësisht mbajtjes së zgjedhjeve, të vazhdojnë të shihen si postulate për rritje të qëndrueshme dhe financa të qëndrueshme.

Inflacioni për muajin tetor, theksoi Besimi, pritet të jetë ende më i ulët nga shtatori. Shifrat, tha, mund të priten javën e ardhshme.

Masa të reja antikrizë do të ketë deri në fund të këtij viti dhe për to në dispozicion janë gjithsej 4,6 miliardë denarë. Por, nga kjo shumë, 980 milionë denarë do t'i shpërndahen "Hekurudhave të Maqedonisë" për ta shlyer borxhin ndaj EMV-së. Besimi paralajmëroi edhe masa antikrizë për fillimin e vitit 2024. Masat do të fokusohen në kategoritë e cenueshme dhe mbështetje të ekonomisë, ndërsa ato për këtë vit duhet të shpallen nga Qeveria kah mesi i këtij muaji.

Në lidhje me ligjin për tatimin e solidaritetit, ai ritheksoi se mjetet që duhet të mblidhen në afatin e parashikuar, do të shkojnë vetëm për pakon antikrizë. Besimi është i vendosur se nëse Gjykata Kushtetuese e pranon nismën e Odës Ekonomike për të kontestuar ligjin, Ministria e Financave atë do ta respektojë.

"Ministria nuk interpreton vendime gjyqësore, por çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet dhe do të respektohet", nënvizoi Besimi.

Ministri i Financave nuk pret kurrfarë pasoja fiskale ndaj Buxhetit nga taksa bullgare për gazin rus.

"Pasoja direkte ndaj buxhetit nuk do të ketë, por mund të reflektohet nëse kalkulohet në çmimin e atyre që e përdorin", sqaroi Besimi.

Duke u kthyer në rezultatet vjetore, Besimi tha se realizimi i investimeve kapitale është për 110 për qind më i madh se vitin e kaluar. Janë rritur edhe pagat për 14 për qind në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar, për shkak të së cilës, pritet të rriten produktiviteti dhe konkurrenca.

Në takimin me gazetarët Besimi për më 17 nëntor e paralajmëroi edhe mbajtjen e takimit ministror në Shkup. sa/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR