Besent: Trampi po përdor tarifat si mjet të politikës së jashtme
- Presidenti amerikan, Donald Tramp po përdor tarifat si mjet të politikës së jashtme, duke vendosur tarifa dytësore për mallrat indiane për shkak të blerjes së naftës ruse nga ana e Indisë, deklaroi mbrëmë ministri amerikan i Financave, Skot Besent në intervistën për "Foks njuz".
- Post By Ramize Qamili
- 08:09, 8 gusht, 2025
Uashington, 8 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp po përdor tarifat si mjet të politikës së jashtme, duke vendosur tarifa dytësore për mallrat indiane për shkak të blerjes së naftës ruse nga ana e Indisë, deklaroi mbrëmë ministri amerikan i Financave, Skot Besent në intervistën për "Foks njuz".
"Presidenti Tramp po përdor tarifat si mjet të politikës së jashtme, duke vendosur tarifa dytësore ndaj Indisë për shkak blerjes së naftës ruse", tha sekretari i Financave.
Në pyetjen nëse SHBA-ja mund të vendos tarifa shtesë për mallrat kineze për shkak të blerjes së naftës ruse nga Pekini, Besent tha se Trampi i lë të gjitha opsionet e hapura për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe se "tarifat për Kinën mund të diskutohen në një moment të caktuar". rq/
Foto: EPA