• e mërkurë, 03 korrik 2024

Bernardeski i gatshëm për zvogëlimin e pagës që të kthehet në Juventus

Bernardeski i gatshëm për zvogëlimin e pagës që të kthehet në Juventus

Romë, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Mesfushori i Torontos, Federiko Bernardeski dëshiron të kthehet në Juventus. Futbollisi 29-vjeçar është i gatshëm të pranojë zvogëlim të pagës që të kthehet në klubin torinez.

Sipas gazetarit Nikollo Shira, Bernardeski nuk është cak prioritar i Juventusit dhe do të angazhohet vetëm nëse klubi nuk i arrin objektivat e tij kryesore.

Sezonin e kaluar në MLS, italiani në 31 ndeshje për ekipin kanadez shënoi pesë gola dhe pati dy asistime.

Portali "Transfermarket.com" e vlerëson vlerën e Bernardeskit në pesë milionë euro. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR