• e premte, 05 dhjetor 2025

Berisha në AP të OSBE-së: Për 10 vjet nga Shqipëria janë larguar 45 për qind e popullatës për shkak të narkodiktaturës

Berisha në AP të OSBE-së: Për 10 vjet nga Shqipëria janë larguar 45 për qind e popullatës për shkak të narkodiktaturës

Tiranë, 2 korrik 2025 (MIA) - Lideri i partisë më të madhe shqiptare në opozitë Partia Demokratike dhe ish kryeministri, Sali Berisha në fjalimin në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, që po mbahet në Porto të Portugalisë deklaroi se për një dekadë 45 për qind e popullsisë së Shipërisë janë larguar nga vendi. 

Duke folur për, siç e quajti "drama e shpopullimit të Shqipërisë dhe të narkorritjes së ekonomisë", vlerësoi se "në kontekstin demografik, Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024".

"Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore. Madje 45 për qind e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Arsyeja e një goditjeje kaq shkatërruese demografike është narkodiktatura", theksoi Berisha.

Ai përsëriti se "Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Evropë, por fatkeqësisht, sipas tij,"kjo nuk njihet ende mirë si një fakt".

"KB-ja njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh", deklaroi Berisha.

Sipas tij, shumë sektorë kanë pësuar rënie, por "ka një sektor që ruan ritmin më të lartë të rritjes në Evropë dhe ai është ndërtimi".

"Nëse shihni Eurostat, do të gjeni që indeksi i ndërtimit në Tiranë është tre herë më i lartë se mesatarja e indeksit të ndërtimit në BE. Këto janë ndërtime të narkotrafikut. Të gjitha këto kulla janë monumente të drogës dhe korrupsionit. viktima tjetër janë zgjedhjet për të cilat fola në mëngjes.  Këta janë faktorët që po shkatërrojnë kombin tim, si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Evropë", përfundoi Berisha. 

Partia Demokratike e Berishës nuk i njohu edhe rezultatet nga regjistrimi në vitin 2023, duke i vlerësuar si falsifikim, se në vend ka 2,4 milionë banorë, por një milion më pak. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR