Berbok: Nuk do të dërgohen ushtarët gjermanë në "luftën e nxehtë" në Ukrainë
- Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, sot e përsëriti deklaratën e kancelarit Olaf Sholc se debatet e tanishme për mundësinë e dërgimit të forcës paqeruajtëse evropiane në Ukrainë janë të parakohshme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:28, 18 shkurt, 2025

Berlin, 18 shkurt 2025 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, sot e përsëriti deklaratën e kancelarit Olaf Sholc se debatet e tanishme për mundësinë e dërgimit të forcës paqeruajtëse evropiane në Ukrainë janë të parakohshme.
"Në atë luftë të nxehtë nuk do të dërgohen ushtarë", theksoi Berboku për servisin radiodifuziv ZDF.
Sipas saj, "ruajtja e paqes është një detyrë evropiane", duke theksuar se çdo marrëveshje për Ukrainën nuk mund të negociohet pa pjesëmarrjen ukrainase dhe evropiane.
Debati për dërgimin e trupave në Ukrainë u inicua nga deklarata e presidentit amerikan Donald Tramp se në Ukrainë nuk do të dërgohen ushtarë amerikanë.
Foto: Arkivi i MIA-s