• e premte, 05 dhjetor 2025

Beqiri: Duhet të tregojmë më të mirën tonë

Beqiri: Duhet të tregojmë më të mirën tonë

Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) – Futbollistët e Shkëndijës i pret një sfidë e re, ndërsa ata shpresojnë në vazhdimin e paraqitjeve të suksesshme në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Pas eliminimit të TNS (Uells) dhe FCBS (Rumani), për kampionin e Maqedonisë së Veriut në xhiron e tretë të kualifikimeve nga Liga e Kampionëve vijon ndeshja me Karabahun, kampionin e Azerbajxhanit. 

“Duhet të tregojmë më të mirën tonë, pavarësisht kundërshtarit. Karabah është një ekip cilësor, i cili ka fituar njëmbëdhjetë tituj kampionë të Azerbajxhanit në dymbëdhjetë vjet. E di vetëm se nuk do të vendosë ndeshja e parë, por pas ndeshjes së kthimit në Baku do të dihet se kush është më i miri. Karabah është një ekip i disiplinuar. Çdo fitore është e rëndësishme për futbolline Maqedonisë së Veriut. I gëzohem fitoreve të të gjitha ekipeve, sepse nuk duhet të biem nën vendin e 50-të në renditjen e UEFA-s me asnjë kusht. Unë bëj tifo me gjithë zemër, për mua nuk ka rëndësi se cili ekip ka rezultate. Është e rëndësishme që futbolli ynë të ngrihet në një nivel të lartë. Kjo u sjell dobi të gjithëve, jo vetëm Shkëndijës, por të gjitha klubeve”, deklaroi Jeton Beqiri, trajneri i Shkëndijës.

Ndeshja Shkëndija – Karabah luhet nesër (e martë) në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” me fillim në orën 20. fc/

Foto: Fejsbuk KF Shkëndija

 

QËNDRONI TË LIDHUR