Bendevska: Ëndrra jonë për Ilindenin e katërt është Maqedonia e lirë, e zhvilluar, e barabartë, evropiane me identitet dhe histori kombëtare të mbrojtur
- – Edhe këtë vit, me krenari dhe dinjitet i nderojmë luftëtarët e Maqedonisë së lirë dhe të pavarur, heronjtë e dy Ilindenëve të cilit u sakrifikuan, që sot të mund të jemi vetvetja, tu premtojmë se gjeneratat e tashme nuk do ta harrojnë betimin të cilin e lanë dhe t’i drejtojmë shikimet tona, aspiratat nga e kaluara e përbashkët drejt të tashmes dhe të ardhmes së përbashkët, theksoi nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska para Qendrës Përkujtimore KAÇKM nga Pelinca, në shënimin e 81-vjetorit të mbledhjes së parë të KAÇKM.
- Post By Fitore Curri
- 14:24, 2 gusht, 2025
Kumanovë, 2 gusht 2025 (MIA) – Edhe këtë vit, me krenari dhe dinjitet i nderojmë luftëtarët e Maqedonisë së lirë dhe të pavarur, heronjtë e dy Ilindenëve të cilit u sakrifikuan, që sot të mund të jemi vetvetja, tu premtojmë se gjeneratat e tashme nuk do ta harrojnë betimin të cilin e lanë dhe t’i drejtojmë shikimet tona, aspiratat nga e kaluara e përbashkët drejt të tashmes dhe të ardhmes së përbashkët, theksoi nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska para Qendrës Përkujtimore KAÇKM nga Pelinca, në shënimin e 81-vjetorit të mbledhjes së parë të KAÇKM.
Duke folur për dy Ilindenët, Bendevska tha se sot e jetojmë ëndrrën e luftëtarëve të Ilindenit të vitit 1903 dhe të KAÇKM 1944, duke theksuar se janë themeli në të cilin bazohet shteti i Maqedonisë së Veriut. Duke folur për të kaluarën, Bendevska tha se me Ilindenin e vitit 1903 është krijuar Republika e parë e Ballkanit, 41 vjet më vonë, vazhduesit e ëndrrës së ilindenasve, e vunë themelin e shtetit të pavarur të Maqedonisë, ndërsa në Ilindenin e tretë 8 shtator 1991 u përmbyll angazhimi për shtet të pavarur.
Në fjalimin e saj, nënkryetarja e Kuvendit iu referua fjalëve të Nikolla Karevit, në të cilat ai ndalet te dashuria për lirinë: Le të betohemi se do të jemi të denjë për heronjtë që vdiqën, se nuk do t'i tradhtojmë idealet e Republikës, Maqedonia do të jetë e lirë, pangopja e të pasurve na ka detyruar të gjithëve të lypim ushqim, maqedonas, vllehë dhe shqiptarë, me të cilët kemi jetuar si vëllezër në këtë tokë të përbashkët që nga gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë dhe ushqehemi me djersë të përgjakur. Ne, revolucionarët, ngritëm një pushkë nën një betim dhe në flamurin tonë të kuq si gjaku shkruam vdekje ose liri, ngritëm atë flamur të kuq të shenjtë dhe nuk ka kthim prapa".

Duke folur për seancën e parë të KAÇKM-së, nënkryetarja e Kuvendit iu referua fjalimit të Panko Brashnarov se "Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht nga kombësia, gjinia, mosha, do të qëndrojnë nën të njëjtin flamur maqedonas dhe se Maqedonia do të jetë një shtet i lirë në të cilin të drejtat e qytetarëve do të jenë të garantuara".
Në ceremoninë me rastin e 81-vjetorit të seancës së parë të KAÇKM-së në Qendrën Përkujtimore në Pelincë, delegacione të shumta nga Kuvendi, Qeveria e udhëhequr nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, nga kabineti i presidentit të Republikës, nga lidhja e luftëtarëve të LNÇ-së dhe mbështetësit e tyre, Armata, vetëqeverisjet lokale të komunave të Kumanovës dhe Staro Nagoriçanit, partitë politike, kori diplomatik dhe shoqatat qytetare dhe qytetarët vendosën lule. fc/
Foto: MIA