Belingemi do jetë tre muaj jashtë fushe
- Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingem do t’i nënshtrohet një operacioni në shpatull pas përfundimit të sezonit, bën të ditur "The Athletic".
- Post By Fami Bajrami
- 10:03, 21 maj, 2025

Madrid, 21 maj 2025 (MIA) – Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingem do t’i nënshtrohet një operacioni në shpatull pas përfundimit të sezonit, bën të ditur "The Athletic".
Operacioni pritet të kryhet pas përfundimit të Kupës së botës për klube e cila do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik.
Pritet që rikuperimi i njërit prej lojtarëve më të mirë të Real Madridit të zgjasë rreth tre muaj.
Belingemi këtë sezon ka luajtur 51 ndeshje, duke shënuar 14 gola dhe duke krijuar 14 asiste.
Foto: EPA