• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Problemi në Sllupçan do të zgjidhet

Bekteshi: Problemi në Sllupçan do të zgjidhet

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Sa jam i informuar nga kryetari i komunës dhe nga përfaqësuesit tanë në Sllupçan, problemi do të zgjidhet. EVN dhe banorët kanë njëfarë propozim-marrëveshje, deklaroi sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi lidhur me ngjarjet në këtë vendbanim ku banorët nuk u lejojnë qasje ekipeve të EVN-së.

"Nuk mundet nëse ndonjë person i caktuar juridik apo fizik bën problem, ta pësojnë të gjithë. Duhet të bëhet një rrjet në pajtim me standardet evropiane ku në këtë rast se ndonjë person fizik apo juridik bën keqpërdorime, për të të shkyçet furnizimi me energji elektrike dhe jo edhe fqinjit të tij apo të gjithë qytetit", tha Bekteshi në ditarin qendror në televizionin "Sitell".

Bekteshi është i qëndrimit se faturat e energjisë elektrike duhet të paguhen, ndërsa humbjet në rrjetin elektro-shpërndarës të ulen.

Lidhur me koncesionet Illovicë - Shtuka, Bekteshi tha se në 15 vitet e fundit deri më sot në Ministrinë e Ekonomisë nuk është dorëzuar asnjë mendim negativ. Përkundrazi, janë shënë mbi 36 mendime pozitive.

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR