• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi nga nesër në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike - COP28, në Emiratet e Bashkuara Arabe

Bekteshi nga nesër në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike - COP28, në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga nesër deri të hënën do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike - COP28, që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në kuadër të Samitit, kumtuan sot nga Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do të prezantojë Platformën e Investimeve për një Tranzicion të Drejtë Energjetik të Maqedonisë së Veriut, do të mbajë fjalim në panel diskztimin për avancimin e tranzicionit të qymyrit të organizuar nga Fondi i Investimeve Klimatike, si dhe do të marrë pjesë në takimin e Komunitetit energjetik.

Në kuadër të vizitës është planifikuar të zhvillohen edhe disa takime dypalëshe. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR