• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Jemi të hapur për propozime konkrete, por të qëndrueshme nga odat

Bekteshi: Jemi të hapur për propozime konkrete, por të qëndrueshme nga odat

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Të gjitha vendimet për çmimet janë marrë pas bisedimeve të drejtpërdrejta me prodhuesit dhe janë informuar edhe odat ekonomike dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut,    tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, duke i komentuar apelet e sotme nga odat që të ndalohet ngrirja e çmimeve dhe të vendosen mekanizma të tjerë për uljen e tyre dhe për të ndihmuar qytetarët.

Sipas Bekteshit, Ministria e Ekonomisë është e hapur për propozime konkrete për masa, mekanizma dhe metodologji të tjera, por që, siç theksoi, janë të qëndrueshme. Deri më tani kanë marrë propozim konkret vetëm për heqjen e të gjitha detyrimeve doganore, që theksoi se është e paqëndrueshme edhe në afat të shkurtër edhe në afat të gjatë. 

Në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në të cilën u shpall ngrirja e çmimeve të orizit dhe vezëve, Bekteshi përsëriti se nuk do të bisedojë me drejtuesit aktual në sektorin e prodhimit të bukës në Lidhjen e Odave Ekonomike, por direkt me të gjithë prodhuesit.

"Në pjesën e Lidhjes së Odave Ekonomike dhe në sektorin e tyre për prodhimin e bukës, kam thënë se sa të jetë kjo udhëheqje, unë si ministër i Ekonomisë nuk do të ulem me ta të bisedoj, por do të bisedoj drejtperdrejt me te gjithe prodhuesit në shtet për këtë qëllim që ata që duhej ta  respektonin vendimin dhe që i përfaqësojnë të gjithe anëtaret, vetë ata keqpërdorin dhe i gënjejnë anëtaret e tyre që i kanë në odat e tyre dhe punojnë jashtë ligjit, ndërsa ju e dini këtë  dhe tashmë është bërë publike, tha Bekteshi. 

Jemi të hapur, shtoi, nëse ka propozime konkrete për mekanizma të tjerë të përcaktuar, metodologji dhe masa të tjera të cilat Qeveria duhet t'i shqyrtojë dhe t'i realizojë  në përputhje me Odat Ekonomike, të ulemi dhe të bisedojmë.

 "Nuk do të doja të thosha me deklarata paushall, por nëse jepet diçka konkrete si propozim, mund ta japin  edhe deri te ne si institucione, mund edhe publikisht ta paraqesin  para qytetarëve. Dhe nëse është e qëndrueshme, sigurisht që jemi gati të pranojmë propozimet që vijnë nga odat ekonomike. Vetëm kemi një propozim konkret në pjesën e heqjes së të gjitha detyrimeve doganore. Një propozim i tillë momentalisht ka mbërritur në Ministrinë e Ekonomisë. Propozime të tilla për heqjen e të gjitha detyrimeve doganore, mendoj se nuk janë të qëndrueshme as në afat të shkurtër e as në afat të gjatë", tha Bekteshi.

Edhe  kryeministri Dimitar Kovaçevski potencoi  se vendimet merren me prodhuesit dhe tregtarët individualisht për secilin produkt. Prandaj, theksoi ai, vendimet merren pasi analizat përfundojnë dhe atje ku mund të merren. Kur ngrijmë një çmim të caktuar në një nivel të përcaktuar me vendimin, atëherë bëhet kujdes që të ketë  sasi të mjaftueshme në shitje  që përgjigjen me kërkesën. Nuk mund të ketë ngrirje të përgjithshme për faktin se mund të hyjë  ndonjë produkt për të cilin realisht  nuk mund të ngrihet çmimi", tha Kovaçevski në pyetjen    gazetarëve

 Siç bënë të ditur paraprakisht  Kovaçevski dhe Bekteshi, Qeveria sot ka ngrirë çmimet e orizit dhe vezëve, pasi paraprakisht ishte bërë me çmimet e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, disa produkteve të brumit dhe të qumështit.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP)  në prag të konferencës për shytp në Qeveri kërkojnë të ndalohet me ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe në vend të kësaj të gjenden mundësi të tjera për uljen e çmimeve për përdoruesit e fundit, si ulja e taksave dhe TVSH-së dhe ndërhyrje nëpërmjet rezervave shtetërore. 

 Dhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut porositln se ngrirja e çmimeve nuk është zgjidhje e tregut, ndërsa barrën e krizës, siç thanë, nuk duhet ta bartë vetëm një industri, por të bjerë mbi kurrizin e të gjithëve nga pak. Propozuan që shteti të ofrojë ndihmë financiare të synuar në nivel të familjeve që do të blinin bukë me çmime të ngrira. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR