• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bekteshi: Deri në fund të javës së ardhshme duhet të dihet se cilat kompani i plotësojnë kushtet fillestare për furnizues universal

Bekteshi: Deri në fund të javës së ardhshme duhet të dihet se cilat kompani i plotësojnë kushtet fillestare për furnizues universal

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Deri në fund të javës së ardhshme duhet të ketë raport konkret dhe të dihet cilat kompani i plotësojnë kushtet fillestare për një furnizues universal, tha sot ministi i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para takimit me drejtuesit e Odës Ekonomike, Bekteshi theksoi se opinioni do të informohet për ofertën konkrete.

"Në lidhje me furnizuesit universal ka komision që punon në vlerësimin e ofertave dhe duhet të dorëzojë në qeveri raport, që nuk është dorëzuar deri në këtë moment kur flasim se cilat kompani plotësojnë kushtet fillestare për të shkuar në ankand, duke marrë parasysh se kriteri kryesor është marzhi që do t'i ofrohet shtetit. Jemi në pritje të vlerësimit, raportit përfundimtar nga Komisioni. Me Komisionin dhe në përputhje me Ligjin për energjinë dhe në pjesën e transparencës që e kemi shpallur, që nga viti 2019 drejtohet nga një anëtar i ASHAM-it për të qenë plotësisht transparent dhe besoj se deri në fund të javës së ardhshme duhet të kemi një raport konkret, sepse edhe afatet janë të shkurtra edhe do ta informojmë publikun për ofertën konkrete dhe mënyrën se si do të vazhdojë më tej", theksoi Bekteshi. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR