• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

BE-ja planifikon investime prej 40 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës në tre vitet e ardhshme

BE-ja planifikon investime prej 40 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës në tre vitet e ardhshme

Bruksel, 10 prill 2025 (MIA) - BE-ja planfikon të akordojë 40 miliardë euro në tre vitet e ardhshme në Ukrainë, bëri të ditur sot komisarja evropiane për zgjerim Marta Kos në takimin në Bruksel kushtuar ekonomis së vendit, e cila është e sulmuar nga forca ruse.

Sipas saj, këto fonde do të jenë kryesisht investime private dhe do të sigurohen për rikonstruksion të infrastrukturës së shkatërruar sipas kërkesave evropiane.

"Koha është duhur për investim në Ukrainë, nuk bëhet fjalë për qëllime vullnetare, por mpër investime afatgjate", tha Kos.

Ajo rekomandoi që Kievi të ofrojë parashikueshmëri dhe siguri për investitorët. Kos theksoi se BE-ja i mbështet reformat ukrainase që lidhen me gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit, prokurimin publik dhe sistemin tatimor.

Sipas eurokomisarit, fqinjët e BE-së mund të jenë një kërcënim, por ata gjithashtu mund të kontribuojnë në siguri, ndërsa Ukraina po jep një shembull me kontributin e saj në mbrojtjen e evropianëve.

"Më e mira që mund të bëjmë është të ndihmojmë Kievin të zhvillojë ekonominë e tij dhe të ketë një furnizim të sigurt me energji", theksoi Kos, duke shtuar se lidhja e plotë e rrjeteve energjetike të Ukrainës dhe BE-së pritet deri në vitin 2027. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR