BE-ja nuk ka vendosur ende nëse do të vendosë gradualisht sistemin e ri për kontroll të kufijve të jashtëm
- Bashkimi Evropian ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me futjen graduale të sistemit të ri për kontrollin e pasaportave të kufijve të jashtëm, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Bruksel, 18 nëntor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me futjen graduale të sistemit të ri për kontrollin e pasaportave të kufijve të jashtëm, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Ai theksoi, se në takimin e fundit të Këshillit për punë të brendshme të BE-së në Luksemburg, që u mbajt një muaj më parë, u konstatua se ishte e pamundur të futej sistemi. KE nuk ka marrë njoftime në kohë nga të gjitha vendet e BE-së se janë të gatshme të punojmë me sistemin, siç parashikon legjislacioni.
Zëdhënësi i KE-së nuk ka saktësuar nëse janë të nevojshme ndryshime ligjore për futjen graduale të sistemit të ri dhe se në çfarë afati mund të pritet heqja e pengesave të deritanishme. Një muaj më parë, Gjermania, Franca dhe Holanda nuk kumtuan se ishin gati për të zbatuar sistemin.
Sistemi i ri parashikon që në të ardhmen kontrollet e pasaportave të kryhen plotësisht automatikisht. Në këtë mënyrë, të gjithë ata që udhëtojnë nëpër kufijtë e jashtëm do të kontrollohen duke krahasuar të dhënat biometrike. ls/
Foto: EPA