• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë arrestuar pesë persona të dyshuar për tentim për atentat ndaj presidentit të Brazilit

Janë arrestuar pesë persona të dyshuar për tentim për atentat ndaj presidentit të Brazilit

Rio de Zhanejro, 19 nëntor 2024 (MIA) - Policia braziliane sot arrestoi pesë persona, të dyshuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shtet, në të cilin ata planifikonin të vrisnin presidentin atëherë të sapozgjedhur Luis Injasio Lula da Silva dhe zëvendëspresidentin e tij, Xheraldo Alkmin, para se të merrnin detyrën.

"Është identifikuar plani i hollësishëm operativ, i cili duhej të realizohej më 15 dhjetor 2022, me qëllim vrasjen e kandidatëve të zgjedhur për president dhe nënpresident", kumtoi policia.

Nëpunësit e policisë federale sot kanë ekzekutuar pesë urdhër arreste, si dhe tre bastisje dhe sekuestrim, dhe edhe 15 masa të tjera parandaluese. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR