• e hënë, 23 dhjetor 2024

Varheji: Zgjerimi i BE-së është i pashmangshëm, çështja është se sa vende do të përfshihen dhe kur

Varheji: Zgjerimi i BE-së është i pashmangshëm, çështja është se sa vende do të përfshihen dhe kur

Budapest, 19 nëntor 2024 (MIA) - Zgjerimi i mëtutjeshëm i Bashkimit Evropian është i pashmangshëm, ndërsa tani çështja është se sa vende do të përfshihen dhe kur, deklaroi sot komisari për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Oliver Varheji para Komisionit parlamentar për çështje evropiane.

"Politika e zgjerimit është bërë një nga temat më të rëndësishme për BE-në", tha Varheji duke folur për pesë vitet e fundit në atë funksion.

Duke folur për pakon e zgjerimit të bllokut evropian për vitin 2024, Varheji tha se zgjerimi është i barabartë me "investim në paqe, siguri dhe prosperitet afatgjatë të BE-së".

Ai theksoi se në vitin 2019 në procesin e zgjerimit kanë marrë pjesë shtatë anëtare të BE-së, ndërsa tani ka 10, ndërsa në vitin 2019 kishte pesë kandidatë, ndërsa numri është rritur në nëntë.

"Periudha nga viti 2023 deri në vitin 2024 e 'përshpejton procesin e zgjerimit'", tha ai, duke sugjeruar që Komisioni i ri Evropian duhet të jetë "Komision i zgjerimit" që punon për të siguruar anëtarësimin e anëtarëve të rinj deri në fund të mandatit të tyre.

Komisioni i mëparshëm nuk e konsideroi zgjerimin si prioritet, gjë që e shtyu procesin rreth 10 vjet mbrapa, tha Varheji. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR