• e mërkurë, 12 mars 2025

BE-ja nuk do t'i përmbushë qëllimet për ulje të ndotjes së ajrit deri në vitin 2030

BE-ja nuk do t'i përmbushë qëllimet për ulje të ndotjes së ajrit deri në vitin 2030

Bruksel, 3 mars 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian nuk do të arrijë t'i përmbushë shumicën e qëllimeve të veta për ulje të ndotjes së ajrit deri në vitin 2030, tregon raporti i Agjencisë evropiane për mjedi jetësotr (EEA), i publikuar sot.

Edhe përkundër përparimit në uljen e ndotjes së ajrit, përdorimi i pesticideve dhe mbeturinat plastike në det, "nevojiten masa shsumël më intensive" për arritje të qëllimeve për ulje të zhurmës, lirim të mikroplastikës, ndotjes me nutrientë dhe krijimit të mbeturinave, ceket në raport.

"Qytetarët evropianë dëshirojnë ajë, ujë dhe truall të pastër, si dhe kimikate të sigurta për ta mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e vet", deklaroi komisarja e BE-së për mjedis jetësor, Jesika Rosval.

"Vetëm me implementim të saktë dhe ambicioz të politikave tona mund të krijojmë mjedis më të mirë jetësor për të gjithë", shtoi ajo.

Sipas qëllimeve të BE-së, numri i njerëzve krinikisht të ekspozuar ndah zhurmës së trafikut duhet të ulet për 30 për qind deri në vitin 2030, por prej vitit 2017 deri më tani është arritur vetëm 2 për qind ulje.

Sasia e mbeturinave të paselektuara komunale duhet të përgjysmohet, por prej vitit 2018 është ulur vetëm për 1,5 për qind.

Lirimi i mikroplastikës në mjedis jetësor, në vend se të ulet për 30 për qind, është rritur për 7 deri 9 për qind prej vitit 2016.

Drejtoresha ekzekutive e EEA-së, Lena Ila-Monen, paralajmëroi se ulja e konsumit dhe promovimi i ekonomisë qarkulluese janë kyçe për arritje të qëllimeve të parashtruara. ab/

Fotо: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR