• e diel, 23 shkurt 2025

BE-ja i analizon motivet e Prishtinës për shpallje të euros si mjet të vetëm pagesor në Kosovë

BE-ja i analizon motivet e Prishtinës për shpallje të euros si mjet të vetëm pagesor në Kosovë

Bruksel, 19 janar 2024 (MIA) - BE-ja akoma po i analizon dhe po kërkon sqarime për shkaqet, motivet dhe pasojat e mundshme të vendimit të autoriteteve në Prishtinë për shpalljen e euros si valutë e vetme që do të përdoret në Kosovë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Peter Stano.

"Në thelb, nga Kosova dhe Serbia pritet të evitojnë ndërmarrje të veprimeve të pakoordinuara të cilat nuk kontribuojnë për normalizim të raporteve dhe të cilat mund të kenë ndikim negativ ndaj stabilitetit të terrenit", deklaroi Stano në përgjije të pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e BE-së lidhur me vendimin e Prishtinës "për ndalesë të përdorimit të valutave të tjera përveç euros në Kosovë".

Европската унија е убедена дека преку дијалог меѓу Белград и Приштина, со посредство на ЕУ, може да се најдат решенија и да се отстранат тензиите на Косово, изјави денеска во Брисел портпарол

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Stano shtoi edhe se BE-ja u bën thirrje të dyja palëve që këtë çështje ta zgjidhin në kuadër të dialogut, që zbatohet nën patronatin e saj.

Banka qendrore e Kosovës solli dekret sipas të cilit prej 1 shkurtit, valutë e vetme që do të përdoret për pagesa të gatshme dhe transaksione pagesore në Kosovë do të jetë euroja.

Euroja edhe tani përdoret si valutë në pjesën më të madhe të Kosovës, përveç në rajonet ku shumica e popullatës janë serbë, ku në përdorim është dinari serb. Në komunat me popullatë shumicë serbe në veri të Kosovë, në denarë paguhen rrogat e të punësuarve në institucionet shtetërore, pensionet, shtesat e fëmijëve apo ndihma sociale, ndërkaq edhe çmimet në objektet tregtare janë hsprehur në valutën nacionale serbe. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR