• e martë, 19 nëntor 2024

BE-ja e ndarë për shkak të vendimit të Bajdenit për sulme thellë në Rusi, frikë nga luftë bërthamore

BE-ja e ndarë për shkak të vendimit të Bajdenit për sulme thellë në Rusi, frikë nga luftë bërthamore

Bruksel, 18 nëntor 2024 (MIA) - Anëtarët e Bashkimit Evropian kanë qëndrime  të ndara për vendimin e Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të kryejë sulme me raketa thellë në territorin rus. Shumica e qeverive kanë frikë se kjo mund të shkaktojë një luftë bërthamore që do të ishte e tmerrshme veçanërisht për Evropën.

Deri tani ka pasur pak vlerësime zyrtare për vendimin e presidentit Xhozef Bajden në BE. Deklarata e ministrit francez të Punëve të Jashtme Zhan Noel Baro sot në Bruksel se Parisi "i lë mundësinë" Kievit të përdorë armë franceze për sulme brenda Rusisë, ndërsa Italia paralajmëroi se është kundër, flet për qëndrimet e ndryshme të njëzet e shtatë evropianëve.

Ministri italian i Punëve të Jashtme Antonio Tajani, duke ardhur në takimin e diplomatëve të BE-së në Bruksel, theksoi se armët italiane të dorëzuara në Kiev "mund të përdoren vetëm në territorin ukrainas".

Në të njëjtën kohë, Tajani nënvizoi se Roma po kërkon një konferencë paqeje për luftën në Ukrainë, në të cilën do të merrnin pjesë edhe rusët, kinezët, indianët dhe brazilianët, në mënyrë që, siç tha ai, "të ndalet kjo luftë e pakuptimtë".

Rrjeti britanik Bi-Bi-Si beson se lëvizja e Bajdenit është më shumë psikologjike sesa ushtarake, pasi Ukraina mori një sasi të kufizuar armësh me rreze të gjatë, "dhe vetë zyrtarët amerikanë kanë thënë vazhdimisht se një sistem i vetëm armësh nuk mund të fitojë një luftë... por kjo është një nxitje për Ukrainën, mbrojtja e së cilës po shembet”, transmeton Beta.

 Dojçe vele dhe disa media të tjera besojnë se kreu në largim i Shtëpisë së Bardhë donte ta vinte Presidentin e zgjedhur Donald Trump përpara një fakti të kryer dhe t'ia vështirësonte përfundimin e shpejtë të luftës.

Edhe pse vetë presidenti ukrainas Voloimir Zelenski paralajmëroi se lufta do të duhet të përfundojë diplomatikisht në vitin 2025, ka mendime të ndryshme për këtë. Ka mendime se as Moska nuk do ta pranonte nëse do të thoshte se nuk mund të mbante territoret e pushtuara dhe të pengonte Perëndimin që ta bënte Ukrainën anëtare të NATO-s.

Gazeta finlandeze "Satakunan Kansa" është e bindur se mbështetja amerikane për Ukrainën me siguri do të dobësohet dhe përgjegjësia do të bjerë mbi supet e Evropës, gjë që nuk është në interesin e Finlandës sepse "Evropa nuk ka as lidership dhe as mjete për të marrë një përgjegjësi të tillë", ndërsa Kievi kërkon tërheqjen e trupave ruse nga territoret e pushtuara, gjë që është shumë e vështirë të imagjinohet.

Mediat e BE-së kanë ndjekur dhe raportuar nga afër reagimet në Moskë, duke përfshirë paralajmërimin e një zyrtari rus se bota është më afër luftës bërthamore sot sesa ishte në kohën e "Krizës Kubane" në vitin 1961. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR