• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja do t'i donojë shtatë automjete Shërbimit për ndihmë emergjente në Shkup

BE-ja do t'i donojë shtatë automjete Shërbimit për ndihmë emergjente në Shkup

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Ambasadori Dejvid Gir, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian, sot Shërbimit për ndihmë emergjente në Shkup do t'i dorëzojë shtatë automjete për ndihmë të shpejtë, të financuara nga BE-ja.

Delegacioni i BE-së, siç kumtoi, ka siguruar shtatë automjete për ndihmë emergjente, të financuara nga BE-ja për Ndihmën emergjente në Shkup dhe Shtëpinë e shëndetit Shkup. Automjetet do të transportojnë persona të sëmurë ose të lënduar deri te spitalet në Shkup. Kryeqyteti ka nevoja dhe popullatë më të madhe në shtet dhe donacioni do ta lehtësojë mungesën e automjeteve.

"Kjo është dërgesa më e re e ndihmës nga BE-ja, e dedikuar për t'i ndihmuar shëndetësisë në sigurimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Nga viti 2021, Delegacioni i Bashkimit Evropian ka siguruar sisteme për rezonancë magnetike dhe për tomografi kompjuterike në tetë spitale në vend. Përmes arritjes së shkallës së shfrytëzimit të këtyre apareteve si në vendet e BE-së, kjo pajisje mjekësore radiologjike do të kontribuojë për diagnostikë me kohë. BE-ja vazhdon ta ndihmojë sektorin shëndetësor në përmirësimin e tërë infrastrukturës shëndetësore. Projektet e financuara nga BE-ja, të cilat e përkrahin zbatimin e Strategjisë për shëndetësi 2023-2030 dhe sistemi për trasplantacion është në vijim. Përkrahje për programin për skrining dhe parandalim të kancerit, programi për kujdes neonatal dhe mbindërtimi i aplikacionit 'Termini im' janë planifikuar për financim nga BE-ja që në vitin 2024", njofton Delegacioni i BE-së në Shkup. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR