• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE lufton për të kundërshtuar dezinformatat zgjedhore ruse

BE lufton për të kundërshtuar dezinformatat zgjedhore ruse

5 qershor 2024 

SwissInfo/Reuters

Ekipi i Bashkimit Evropian për luftimin e dezinformatave muajin e kaluar zbuloi një video në gjuhën ruse në YouTube që thoshte se qytetarët po iknin nga diktatura në Poloni, një shtet anëtar i BE-së dhe po kërkonin strehim në Bjellorusi, aleat i ngushtë i Moskës.

Storia rrëfente narrative të përsëritura pro-Kremlinit për Varshavën se kishte qëllime agresive militariste dhe për dështimet demokratike në Poloni dhe më gjerë në BE, raportoi ekipi i njohur si Stratkom.

Ajo ishte gjithashtu pjesë e asaj që Stratkom thotë se është një fushatë më e gjerë dezinformimi rus që Evropa shihet si duke luftuar për t'iu kundërvënë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të 6-9 qershorit.

Videoja i përshtatet një shablloni: Uebfaqet e lidhura me Rusinë marrin përmbajtje pro-Kremlinit nga media të kontrolluara nga shteti ose llogari të mediave sociale pro-Kremlinit, e ripaketojnë atë, duke përfshirë përkthimin dhe e shpërndajnë atë përmes kanaleve të reja për të synuar publikub e BE-së, shprehen përfaqësuesit zyrtarë të BE-së.

Rusia është akuzuar gjerësisht për zhvillimin e fushatave dezinformuese që synojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Britani gjatë dekadës së fundit, megjithëse Moska ka mohuar përdorimin e dezinformatave për të ndikuar në opinionin publik.

Një vlerësim i inteligjencës amerikane në vitin 2023 zbuloi se Moska po përdorte spiunë, media sociale dhe media shtetërore ruse për të minuar besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve në të gjithë botën. Kryeqytetet evropiane kanë paralajmëruar për një valë parazgjedhore të dezinformimit, por ndikimi i tij është i vështirë të matet.

“Operacionet për ndikim të Rusisë, Kinës dhe aktorëve të tjerë, duke përfshirë grupet vendore, kanë potencialin për të prishur bisedimet onlajn rreth zgjedhjeve të BE-së”, tha Xhek Stabs, kundërzbuluesi kryesor në firmën e analitikës së mediave sociale Grafika.

"Kemi parë dëshmi që sugjerojnë se madje edhe njerëzit që zbatojnë operacionet mund të luftojnë për të kuptuar nëse kanë ndikim."

Ministria e Jashtme ruse nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Moska hedh poshtë akuzat perëndimore se po përhap dezinformata.

Stratkom, një ekip prej 40 personash që punojnë me një buxhet të vogël prej 15 milionë eurosh (16.3 milionë dollarë), është në vijën e parë të betejës së Brukselit kundër dezinformatave. Por blloku prej 27- vendesh nuk ka burime të mjaftueshme për të luftuar, shprehen dy përfaqësues të BE-së.

"Ne nuk mund të organizojmë ofensivë nga Brukseli," tha Peter Stano, zëdhënës i shërbimit diplomatik të Komisionit Evropian, duke shtuar se një veprim i tillë duhet të ndodhë në nivelin e shteteve anëtare.

Shumica, megjithëse jo të gjitha, e vendeve të BE-së po bëjnë luftën e tyre kundër dezinformatave, por burimet ndryshojnë dhe ekspertët thonë se përpjekjet evropiane janë të ndara. Kjo i ka lënë partitë kryesore të prekshme nga fushatat dezinformuese që forcojnë ankesat që nxisin pakënaqësinë e votuesve dhe mbështesin mbështetjen për partitë nacionaliste në Francë, Gjermani dhe vende të tjera.

Sipas raportit të dytë vjetor për dezinformata të BE-së të lëshuar këtë vit, Polonia dhe Gjermania ishin vendet më të prekura në BE. Franca dhe Serbia, e cila nuk është anëtare e BE-së, ishin gjithashtu ndër objektivat kryesore.

Përgjigje e fragmentuar

Moska, marrëdhëniet e së cilës me qeveritë perëndimore u fundosën pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, shprehet se Perëndimi po zhvillon luftë informatike që përfshin pretendime të rreme që synojnë shkatërrimin e reputacionit të Rusisë dhe duke e përshkruar atë si armik.

Zyrtarët në Rusi, të cilët shtypën mospajtimin nën presidentin Vladimir Putin, thonë se Perëndimi është bërë aq jotolerant sa që refuzon të pranojë ndonjë qëndrim që bie në kundërshtim me narrativën dominuese.

Ministri francez për Çështjet Evropiane Zhan-Noel Barro i tha gazetës Ouest France në prill se vendi i tij ishte "vazhdimisht nën" dezinformata ruse.

Sulmet kundër Francës përfshijnë krijimin e një ueb faqe të rreme të qeverisë franceze që pretendon se 200.000 qytetarë u thirrën për të luftuar në Ukrainë.

"Nuk kalon një javë që Franca nuk është objekt i manovrave të koordinuara dhe të qëllimshme për të prishur debatin publik dhe për të ndërhyrë në fushatën për zgjedhjet evropiane", deklaroi Barro për gazetën.

Tomash Klon, komisioneri ndërkombëtar i qeverisë polake për dezinformimin, deklaro për Rojters-in se bllokimi i ueb faqeve është si të shtrydhësh një tullumbace sepse ato shfaqen diku tjetër. Përpjekjet për të luftuar dezinformatat ndryshojnë në të gjithë Evropën.

Franca ka mandatuar trup të saj mbikëqyrës të huaj për dezinformatat "Viginum" – i cili ka ekip prej 42 personash dhe po rritet – për të monitoruar llogaritë e rrjetece sociale të lidhura me Rusinë dhe për të zbuluar operacionet e ndikimit. Spanja ka grup të përkushtuar të punës që përdor harduer të dizajnuar nga Europol për të koordinuar reagimin e saj shtetëror.

Opozita politike italiane hartoi një ligj që do të krijonte një njësi të dedikuar për identifikimin e akteve të dezinformimit. Sllovakia, qeveria e së cilës përballet me akuza për favorizim të Rusisë, shkatërroi kryesisht një njësi për të cilën tha se ishte e përbërë nga "nëpunës aktivistë" të ngarkuar për sigurimin e "ka vetëm një mendim të saktë".

"Përgjigja e përgjithshme është shumë e fragmentuar," tha ValentinShatelet, një studiues në Laboratorin e Forenikës Digjitale të Këshillit Atlantik.

Në shenjë të synimit të Evropës për të vepruar më fort, vendet e BE-së muajin e kaluar pezulluan katër subjekte mediatike ruse, duke përfshirë ueb faqen e Zërit të Evropës, të regjistruar në Çeki, duke i quajtur rrjete propagandistike të lidhura me Kremlinin.

Kremlini tha se do të ketë reperkusione për gazetarët perëndimorë në Moskë si hakmarrje. Ligji i ri i shërbimeve digjitale (DSA) të BE-së kërkon që Big Tech të bëjë më shumë për të luftuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme. Inteligjenca gjenerative artificiale ka bërë më të shpejtë dhe më të lehtë për aktorët e huaj të përhapin dezinformatat", shprehen përfaqësuesit e BE-së.

"Para troleve dhe botovëve, zakonisht kemi person që qëndron pas tyre. Me inteligjencën artificiale, gjithçka shumëfishohet", tha Stano.

QËNDRONI TË LIDHUR