• e mërkurë, 27 nëntor 2024

BE: Duhet të kemi rol në rikonstruimin e Ukrainës

BE: Duhet të kemi rol në rikonstruimin e Ukrainës
Bruksel, 23 maj 2022 (MIA) - Ministrat për Çështje Evropiane të BE-së sot kanë biseduar për të gjitha mënyrat në të cilat mund t'i ndihmojnë Ukrainës dhe si BE-ja të luaj rol pas luftës, informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Këshillin e sotëm për punë të përgjithshme të BE-së e udhëhiqte ministri çek për çështje evropiane, Mikullash Bek, për shkak të rizgjedhjes së qeverisë së Francës. Ministrat në Bruksel janë pajtuar se do të vazhdojë BE-ja financiarisht ta mbështesë Ukrainën, ndërsa diskutimet në këtë temë do të vazhdojnë të hënën dhe të martën e ardhshme në samitin e jashtëzakonshëm të BE-së. Jemi të vetëdijshëm se duhet të luajmë rol në rikonstruimin e Ukrainës dhe të vazhdojmë të dërgojmë ndihmë, deklaroi Bek. Nënkryetari i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq tha se duhet shpejtë të merren vendime për ndihmë të mëtutjeshme makrofinanciare për Ukrainën. Pritet që liderët e BE-së javën e ardhshme t'i japin dritë të gjelbër Komisionit Evropian që të huazojë para në tregjet botërore. Sa i përket rikontruimit të Ukrainës, Shefçoviq shfaqi shpresë se liderët javën e ardhshme gjithashtu do të japin sinjal pozitiv për platformën e rikonstruimit të cilin e planifikon Komisioni Evropian dhe i cili duhet të punojë dorë për dore me partnerët e tjerë ndërkombëtarë për ndihmë afatgjate pas luftës për Ukrainën. Udhëheqësit e BE-së kanë paralajmëruar se ndihma ushtarake e BE-së për Ukrainën po përballet me rënie të rezervave të armëve. Komisioni Evropian ka paraqitur një propozim për të përmirësuar shpenzimet e mbrojtjes "në mënyrën më të mirë të mundshme". Nëpërmjet platformës së propozuar nga Komisioni, vendet anëtare do të jenë në gjendje të rinovojnë rezervat e tyre të armëve dhe të modernizojnë teknologjinë e mbrojtjes pa konkurruar me njëri-tjetrin. Ministrat gjithashtu kanë biseduar për të ardhmen e burimeve energjetike dhe pavarësimin nga energjia ruse. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR