• e shtunë, 23 nëntor 2024

BDI-Gostivar: Ministri i VMRO-DPMNE shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare. Kërcënon që qytetarët duhet të kthejnë ndihmat sociale!

BDI-Gostivar: Ministri i VMRO-DPMNE shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare. Kërcënon që qytetarët duhet të kthejnë ndihmat sociale!

Gostivar, 1 prill

Të dashur qytetarë,

Јemi dëshmitarë që VMRO-DPMNE nëpërmjet ministrit teknik në Ministrinë e Punës dhe Politkës Sociale, po rikthen politikat diskriminuese ndaj komuniteteve, e posaçërisht ndaj shqiptarëve.

Ditë më parë në televizon nacional i njejti ministër deklaroi që Qendrat Sociale në mënyrë jo ligjore kanëe bërë shpërndarjen e ndihmvae sociale, e për habi shumica e qendrave ishin qendra që funksionojnë në vendbanime të banuara me shumicë shqiptare. 

Gjithashtu ndaj punëtorëve social u drejtua me tone kërcënuese se do të bartin përgjegjësi dhe se shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të duhen t’i kthejnë mjetet e marra financiare. 

Fitimi i të drejtës për të qenë shfrytezues e secilës prej paketeve sociale kalon filtrin e programit elektronik që quhet “Spil programi”. Asnjë punëtor social, nuk vendos dhe nuk aproon të drejtën e ndihmave sociale pa miratimin e sistemit, andaj ata nuk mund të jenë fajtorë. E aspak fajtor nuk mund të jenë qytetarët që janë kategoria e rrezikuar sociale e të cilët aplikojnë për ndihme sociale dhe të njejtën ua mundëson vet sistemi i krijuar. 

Ditët e fundit Sistemi Spil po has në probleme, ndryshimi i të dhënave të qytetarëve ndryshon nga momenti në moment, dhe e gjitha kjo ndodh 1 muaj para zgjedhjeve. 

Pse ndodh pikërisht tani dhe kush e inskenon këtë situatë?

Presioni nëpërmjet ispektoratit dhe emailave nga ministria përkatëse po pengon punën e punëtorëve social. Kjo formë e veprimit tregon qartë që VMRO-DPMNE  nuk zgjedh formë për të treguar mukujt, madje nuk llogarit as shtresen më të rezikuar sociale. 

Ftojme ministrin e punës dhe politikës sociale që deri në azhurnimin e sakt të të dhenave të terhiqet nga ky vendim, për ndryshe do të mund të konstatojmë  se veprimi është i qëllimshëm dhe tendencioz pikërisht në pragë të fillimit të fushatës zgjedhore. 

Azbi Shaqiri - BDI, dega Gostivar

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR