BDI: Për Fillkovin gjuha shqipe në jurisprudencë nuk ekziston
- Ministri i Drejtësisë, z. Fillkov, me deklarimet dhe veprimet e tij të fundit, po shkel hapur Kushtetutën e vendit dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke pretenduar se provimo i jurisprudencës nuk do të mbahet në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën maqedonase. Sipas tij, kjo çështje është e mbyllur, s’ka provim në gjuhën shqipe. Ky qëndrim përbën një skandal të paprecedentë dhe cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues të shtetit.
- Post By Fitore Curri
- 18:13, 24 shkurt, 2026
Shkup, 24 shkurt 2026
Ministri i Drejtësisë, z. Fillkov, me deklarimet dhe veprimet e tij të fundit, po shkel hapur Kushtetutën e vendit dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke pretenduar se provimo i jurisprudencës nuk do të mbahet në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën maqedonase. Sipas tij, kjo çështje është e mbyllur, s’ka provim në gjuhën shqipe. Ky qëndrim përbën një skandal të paprecedentë dhe cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues të shtetit.
Kushtetuta dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve përcaktojnë qartë dhe në mënyrë shprehimore se gjuha shqipe është kategori kushtetuese dhe ligjore, e cila duhet të respektohet në të gjitha procedurat dhe aktivitetet institucionale, përfshirë edhe ato që ndërlidhen me jurisprudencën. Çdo shmangie nga ky obligim është shkelje e
drejtpërdrejtë e normave pozitive në fuqi.
Kur një ministër i Qeverisë lejon vetes të anashkalojë me vetëdije një të drejtë të garantuar me Kushtetutë, ai jo vetëm që cenon barazinë gjuhësore, por dërgon një mesazh të rrezikshëm për institucionet tjera, se ligjet mund të injorohen sipas vullnetit politik. Kjo krijon precedent të papranueshëm dhe inkurajon shkelje të vazhdueshme të rendit juridik.
BDI kërkon përgjegjësi politike për këto veprime dhe do të përdorë të gjitha mekanizmat demokratikë për ta mbrojtur gjuhën shqipe si kategori të padiskutueshme kushtetuese dhe ligjore. Respektimi i Kushtetutës nuk
është çështje vullneti personal, por detyrim themelor për çdo bartës të funksionit publik.
BDI
_______________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s