• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI: Mickoski edhe pas 5 vitesh nuk del nga hija e Gruevskit, VMRO ka rënë nën 350 mijë votues

BDI: Mickoski edhe pas 5 vitesh nuk del nga hija e Gruevskit, VMRO ka rënë nën 350 mijë votues

Shkup, 3 qershor 2023 

I ballafaquar me rënie drastike të rejtingut dhe mosbesim të më shumë se një e treta e votuesve të VMRO-DPMNE ndaj tij si dhe katër herë rejting më të ulët se azilanti Nikolla Gruevski, Hristijan Mickoski përpiqet që me nacionalizëm patetik, të tejkaluar për më shumë se dy dekada, të mbijetojë në skenën politike duke e kopjuar ish-liderin e LSDM-së Zoran Zaev në përpjekjet për të çuar BDI-në në opozitë dhe duke u paraqitur si kuazipatriot.

Të gjithë kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE ndjehen si Danella Arsovska por akoma nuk kanë guximin e Danellës që të sfidojnë bulizimin që ua bën Mickoski.

Të gjithë votuesit e VMRO-DPMNE-së e dijnë që Mickoskin e intereson vetëm biznesi dhe biznes partnerët e tij dhe qe ka lënë në baltë qëllimisht të gjithë ish udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, gjë që e konfirmoi edhe vet.

Prandaj, Mickoski është nën hijen e Gruevskit edhe pas 5 viteve dhe ka rënë nën 320.000 vota në zgjedhje parlamentare, gjë që reflektohet edhe në rejtingjet e brendshme partiake ku shumica e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së e konsiderojnë lider Nikolla Gruevskin e jo Hristijan Mickoskin.

bashkimi Demokratik për Integrim

_______________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

 

QËNDRONI TË LIDHUR