BDI: Kush ka frikë nga vetingu i monitoruar ndërkombëtarisht?
- Kanë kaluar tre ditë dhe ende nuk ka kërkesë nga partitë politike dhe qeveria monoetnike nga komuniteti ndërkombëtar për veting të monitoruar ndërkombëtarisht.
Shkup, 8 gusht 2024
Kanë kaluar tre ditë dhe ende nuk ka kërkesë nga partitë politike dhe qeveria monoetnike nga komuniteti ndërkombëtar për veting të monitoruar ndërkombëtarisht.
Frika nga vetingu i plotë nuk mund të mbulohet me kumtesa qesharake.
Është e qartë se çdo vonesë në këtë proces vetëm do të forcojë dyshimet e qytetarëve për përkushtimin e vërtetë ndaj luftës kundër korrupsionit.
Ne kërkojmë që menjëherë të nisë një veting i monitorua rndërkombëtarisht për çdo politikan në tridhjetë vitet e fundit.
Ky proces duhet të jetë transparent dhe i pavarur, duke përfshirë mbikëqyrjen ndërkombëtare për të siguruar drejtësi dhe besueshmëri.
Çdo vonesë dhe refuzim vetëm tregon se zhurma për luftën kundër korrupsionit është një përpjekje për të mbuluar korrupsionin e tyre.
Çdo ditë që kalon pa këtë proces është një humbje për demokracinë dhe integritetin e vendit tonë.
________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.