Bastisje në Tetovë, është gjetur municion, arrestohet një person
- Nëpunës policorë të SPB Tetovë, rreth orës 17:00, kanë ndaluar 57-vjeçarin D.K. nga Tetova, në shtëpinë e të cilit është gjetur municion.

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Tetovë, rreth orës 17:00, kanë ndaluar 57-vjeçarin D.K. nga Tetova, në shtëpinë e të cilit është gjetur municion.
"Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, iu gjetën dhe iu morën: 67 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra për pushkë automatike, 10 fishekë të kalibrit 16 milimetra për pushkë gjuetie dhe 6 fishekë të tjerë të kalibreve të ndryshme", informojnë nga MPB-ja.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për të do të përpilohet kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s