• e martë, 30 prill 2024

Bastisje në Manastir, arrestohen dy shpërndarës, gjendet drogë

Bastisje në Manastir, arrestohen dy shpërndarës, gjendet drogë

Shkup, 13 prill 2024 (MIA) - Nga ana e nëpunësve policorë të SPB Manastir dje nga liria janë provuar O.P. dhe O.N (38), të dy nga Manastiri. Siç informoi MPB, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të cilat i ka përdorur personi O.P. nga Manastiri, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një grirëse metalike dhe pesë pako me lëndë pluhuri. Personi është privuar nga liria pas së cilës do të parashtrohet kallëzimi përkatës përvepër penale të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Të njëjtën ditë, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë dhe në ambientet ndihmëse të përdorura nga O.N. nga Manastiri u gjetën terezi dixhitale, kuti tabletash, ambalazhe me lëndë pluhuri ngjyrë kafe, sende me mbetje të lëndës lëndës me ngjyrë kafe, lëndë pluhuri e bardhë, pako me materie të bardha, lëndë bimore dhe objekte të tjera me mbetje të lëndës pluhurore dhe bimore, si dhe një shumë më të madhe e të hollave në valuta të ndryshme. Personi është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR