• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bastisje në INP Idrizovë, janë gjetur shuma të mëdha parash, telefona celularë, tablet... dhe mjete të palejueshme

Bastisje në INP Idrizovë, janë gjetur shuma të mëdha parash, telefona celularë, tablet... dhe mjete të palejueshme

Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Në bastisjet e kryera në Institucionin ndëshkues-përmirësues Idrizovë Shkup në gjithsej 14 qeli dhe dy dhoma në institucionin ndëshkues-përmirësues janë gjetur shuma më të mëdha parash nga ligjërisht të lejuarat të cilat mund t'i posedojnë personat e dënuar në banknota dhe valuta të ndryshme, tablet, 11 telefona celularë, disa copë galanteri për telefona celularë, disa lëndë të mbrehta, materie pluhur, e cila është marrë.

Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz dhe Sektori për operacione të posaçme policore - EBR, nën kryesimin e prokurorit kompetent publik nga PTHP Shkup, informoi sot nga MPB-ja, kanë kryer aksion të koordinuar policor në "Indrizovë", në drejtim të veprimit preventiv, si dhe parandalimit të kryerjes së veprave penale në institucione ndëshkuese-përmirësuese.

"Si rezultat i bashkëpunimit të thellë ndërinstitucional, janë kryer bastisje në INP Idrizovë, e tëra me qëllim të gjetjes së mjeteve të palejueshme apo të ndaluara tek perosna të dënuar të cilët janë në vuajtje të dënimit", ceket në kumtesën e MPB-së.

Mjetet e tjera të gjretura gjatë bastisjes, si rezultat i veprimit rreth urdhrave për bastisje të gjykatësit të procedurës paraprake, do t'u dorëzohen shërbimit të burgut për procedurë të mëtutjeshme. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR