• e diel, 22 dhjetor 2024

Bardhi për shkak të lëndimit do të mungojë në ndeshjet me Kroacinë dhe Çekinë

Bardhi për shkak të lëndimit do të mungojë në ndeshjet me Kroacinë dhe Çekinë

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Kapiteni i kombëtares së Maqedonisë së Veriut në futboll, Enis Bardhi, për shkak të lëndimit të marrë në ndeshjen e fundit për klubin e tij Trabzonspor, nuk është në mundësi të luajë në ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë.

Ndrydhja e ligamenteve të kyçit të shpatullës së djathtë është lëndimi i marrë në ndeshjen e xhiros së fundit në kampionatin turk, që e pengon lojtarin të jetë pjesë e përgatitjeve dhe ndeshjeve kontrolluese që vijojnë.

"Bardhi tashmë ka filluar rehabilitimin, por fatkeqësisht nuk mund të jetë pjesë e skuadrës së Maqedonisë së Veriut për ndeshjet e 3 qershorit në Rijekë kundër Kroacisë dhe më 10 qershor kundër Çekisë në Hradec Kralove", kumtoi FFM-ja.

Përzgjedhësi Bllagoja Milevski nuk planifikon të thërrasë futbollist shtesë si zëvendësim për Enis Bardhin. ls/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR