• e hënë, 01 korrik 2024

Barcelona të hënën do ta publikojë zëvendësimin e Çavit me Hanzi Flik

Barcelona të hënën do ta publikojë zëvendësimin e Çavit me Hanzi Flik

Barcelonë, 24 maj 2024 (MIA) - Udhëheqësia e Barcelonës do ta publikojë Hanzi Flik për trajner të ri të klubit, informoi ekskluzivisht sot edicioni lokal "Mundo Deportivo".

Qysh dje disa media njoftuan se me sukses përfunduan bisedimet mes trajnerit gjerman, agjentit të tij Pini Zahavi, drejtorit sportiv të katalanasve Deko dhe ndihmësit të tij Bojan Kirkiq.

Gjermani do të nënshkruajë kontratë në një plus një vit dhe do ta zëvendësojë Çavin në krye të ekipit.

Lojtari legjendar do të drejtojë ekipin nga "Kamp Nou" për herë të fundit të dielën mbrëma kur do të luajë në teren mysafir te Sevilja, që do të jetë ndeshja e fundit e sezonit. "Mundo Deportivo" shton se të hënën në mëngjes, Çavi do të zhvillojë takim me Zhoan Laporta dhe njerëz nga administrata sportive e ekipit, ku do të njoftohet se është marrë vendim për ndarjen e rrugëve mes dy palëve.

Hanzi Flik është pa punë pasi u largua nga përfaqësuesja gjermane. Periudha e tij më e mirë si menaxher është në dy vitet e tij si trajner i Bajern Mynihut, kur fitoi dy tituj një pas një në Bundesligë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-së, Kampionatin Botëror të Klubeve dhe Kupën e Gjermanisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR