Barcelona shpreson që deri në fund të vitit të kthehet në “Kamp Nou”
- Skuadra e Barcelonës shpreson se nga fillimi i vitit të ardhshëm përsëri të mund t'i luajë ndeshjet në shtëpi në stadiumin e saj legjendar "Kamp Nou" i cili është në fazën e modernizimit dhe zgjerimit, deklaroi sot zëdhënësja e klubit, Elena Fort.
- Post By Fami Bajrami
- 18:58, 7 tetor, 2024
Barcelonë 7 tetor 2024 (MIA) - Skuadra e Barcelonës shpreson se nga fillimi i vitit të ardhshëm përsëri të mund t'i luajë ndeshjet në shtëpi në stadiumin e saj legjendar "Kamp Nou" i cili është në fazën e modernizimit dhe zgjerimit, deklaroi sot zëdhënësja e klubit, Elena Fort.
Përfaqësuesit e Barcelonës sot para gazetarëve kanë precizuar se aktivisht punojnë për t'u kthyer në "Kamp Nou" deri në fund të vitit, fillimisht me 62 mijë ulëse, në vend të 105 mijë të planifikuara si përfundimtare.
Kompletimi i punimeve rreth rikonstruktimit është planifikuar për verën e vitit 2026, kur do të vendoset tërësisht çatia e stadiumit.
Derisa të përfundojë rikonstruktimi i stadiumit, Barcelona është nikoqire në stadiumin olimpik Monzhuik i vendosur po në Barcelonë, ku Espanjoli luante ndeshjet e tij në shtëpi deri në vitin 2009.
FOTO: X